Pak kohë më parë i preku të gjithë ndarja nga jeta e djalit të vetëm të shkrimtares Flutura Açka e cila përpos vuajtjes që po kalonte, duhet të dëgjonte edhe deklaratën shokuese të Genta Kaloçit. Kjo e fundit u bë e njohur pas statusit ku shkruante se vdekja e djalit 18-vjeçar të shkrimtares Flutura Açka, ishte drejtësi.
Por pak javë pasi kjo ngjarje ra në qetësi, shkrimtaren nuk e lënë sërish rehat.
Gazetari Edison Ypi e ka sulmuar Fluturën me një status në Facebook ku shkruan se duhet të kishte vdekur ajo e jo djali i saj.
“Më mirë të kishte vdekur Flutura Açka se djali i saj i cili nuk do shkruante vargje mediokre për nënën e vdekur, që do ishte ekuivalente me përdhosjen e Artit, pra me mijëra nëna dhe mijëra bij të vdekur”, shkruan Edison Ypi, referuar një prej statuseve të fundit të shkrimtares e cila i dedikon fjalë të ndjera djalit të saj.