osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

SPAK në oborrin e “non gratës”! Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”: Nën hetim pasuritë e fëmijëve, dhëndri, aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

SPAK në oborrin e “non gratës”! Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”: Nën hetim pasuritë e fëmijëve, dhëndri,  aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

Për herë të parë në gjithë këto vite drejtësia po “ngushton lakun” për Sali Berishën dhe familjen e tij. Muajt e fundit kryefoltoristi ka nisur sulme të forta ndaj SPAK-ut.

Kjo tregon se ai është më i alarmuar se kurrë më parë, pasi përveç dosjeve të hapura që mbajnë emrin e tij, ai ka hallin e vajzës, djalit dhe dhëndrit të tij. Këtë fakt e tregoi dhe “non grata” e britanikëve ku agjencitë e huaja kanë mbledhur informacion shumë vite më parë për të gjitha krimet që detyruan si Uashingtonin dhe Londrën të fusnin në “listën e zezë” një ish-kryeministër.

SPAK është futur në oborrin e “non gratës”, pasi dosja ku është përfshirë dhëndri i tij Jamarbër Malltezi po shkon drejt fundit të hetimeve. Gjithashtu hetime të thelluara ka edhe për dosjen “CEZ-DIA” si edhe “Gërdecin”, ku janë thirrur për të dëshmuar së fundmi bashkëpunëtorë të Berishës, por edhe djali i tij. Përveç kësaj SPAK gjatë gjithë kësaj kohe ka marrë informacion shtesë edhe nga amerikanët dhe për Berishën ata disponojnë shumë fakte të cilat i kanë mbledhur ndër vite.

Çfarë mund ta fundosë Berishën?

Edhe pse ish-kryeministri Berisha thotë se është një nga politikanët që i ka “duart e pastra” dhe drejtësia nuk ka asnjë provë që mund ta fundosë, ai ose familjarët e tij mund të pësojnë fatin e Arben Ahmetajt. SPAK ndoqi metodat e FBI për të zbuluar pasuritë e tij të fshehura duke nisur dhe nga jeta e luksit që ai bënte. Për familjen Berisha, drejtësia e re nuk lodhet shumë, pasi ai është ndër politikanët me pasuri të lartë.

Nëse i bëjmë një skaner pasurisë së ish-kryeministrit, rezulton se fëmijët e tij deklarojnë qindra mijëra euro të ardhura në vit. Nga një përmbledhje e deklarimeve të fëmijëve nga vitit 2003 rezulton: Shitur makina Mitsubishi, 8200 euro (Argita Malltezi); Shitur makina Mercedes A Class, 5.000 euro (Argita Malltezi); Ka 2 apartamente me qera+ blerja Apartament 195 m2, Rr. M. Matohiti 200 mijë euro (Argita Malltezi); Makinë Audi, 10 mijë euro (Shkëlzen Berisha); Marrë me qera Vila B9, kompleksi “Garden Vila”, fshati Lundër, (Shkëlzen Berisha); Blerje automjeti me vlerë 85 000 euro (Shkëlzen Berisha); Blerje apartamenti me sip. 50 m2 në Gjirin e Lalzit, me vlerë 25 220 euro (Argita Malltezi); Pagesë e pjesshme për shtesë dhe rikonstruksion vile në Gjirin e Lalzit 45 000 euro (Argita Malltezi); Blerje apartamenti me sip. 198 m2 dhe parkingu në ETC, për vlerën 346 500 euro (Shkëlzen Berisha); Blerje apartamenti 128 m2, 179.000 euro (Argita Malltezi); Blerje bodrumi, 26.370 euro (Argita Malltezi).

Kabllogramet e amerikanëve

Nëse shohim kabllogramet e publikuara nga Ëikileaks, aty përmenden dhe fëmijët e Berishës. Në një prej tyre akuzohet dhëndri i tij, çka do të thotë se SHBA i ka skeduar prej vitesh. “Në fund të janarit 2009 Parlamenti shqiptar dhe shtypi nisën të akuzonin qeverinë shqiptare dhe veçanërisht dhëndrin e kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, për keqpërdorimin e fondeve të projektit të Bankës Botërore për qëllime personale.

BB ndaloi projektin dhe hetoi skandalin në qendër të të cilit ndodhet prishja me dhunë e disa ndërtesave në Jalë në vitin 2007 në kundërshtim me politikat e Bankës Botërore. Paneli i Inspektimit i Bankës Botërore e konsideron çështjen si “një nga hetimet më të vështira që është ndërmarrë këto 14 vitet e fundit”. Skandali është rreth projektit të BB-së “Për menaxhimin e strukturuar të bregdetit të jugut”, i drejtuar nga dhëndri i Berishës, Malltezi…

Banka Botërore pranoi të financonte projektin pasi mori garanci nga qeveria Berisha se asnjë ndërtesë nuk do të prishej. Por në 26 mars 2007, Malltezi dërgoi një letër tek autoritetet lokale, përfshirë edhe kreun e Policisë Ndërtimore, për t’u ankuar mbi “ndërtimet pa leje në bregdetin e jugut”, veçanërisht në Jalë”, thuhet në kabllogram.

Argita Malltezi

Aty përmendet dhe vajza e ish-kryeministrit. Sipas kabllogramit, gjatë kohës që Berisha ishte në pushtet, kompania e zonjës Malltezi rriti ndjeshëm aktivitetin.

“Në qendër të Tiranës ndodhet një goditë e madhe e periudhës komuniste, të cilët shqiptarët i referohen ende si Pallati i Kulturës, e cila mban brenda një librari ndërkombëtare që vizitohet kryesisht vetëm nga të huajt.

Një debat mbi prishjen e magazinës së dëmtuar të këtij dyqani u zgjidh kohët e fundit nga askush tjetër përveç vajzës së kryeministrit, Argita Berishës. Zonja Berisha, firma private ligjore e së cilës vepron në Tiranë ka lulëzuar vitet e fundit dhe ka shtuar ndjeshëm kërkesat për shërbimet e saj.

Në çështjen e saj më të fundit, një cilësi e dobët e dyshemesë së katit të dytë mbi librarinë solli një sherr mes kompanisë italiane që bëri restaurimin dhe pronarit të dyqanit, i cili kërkon dëmshpërblim për mallin e prishur.

Çështja u zgjidh jashtë gjykatës kur shërbimet e zonjës Berisha u siguruan nga libraria. Në atë që mund të përshkruhet vetëm si një shenjë e aftësive të saj ligjore, pronari i biznesit në katin e dytë pagoi dëmet ditën e nesërme, një zgjidhje jashtëzakonisht e shpejtë në një vend ku paditë gjyqësore kanë nevojë për vite të tëra që të zgjidhen”, thuhet në kabllogram.

Gërdeci

Një prej kabllogrameve të Wkileaks tregon një raportim të Ambasadës në Tiranë për DASH, lidhur me atë që ndodhi në Gërdec. Kabllogrami i klasifikuar raporton një bisedë në Ambasadë mes ambasadorit, stafit të ngushtë të tij dhe ish-shefit të Shtabit të Ushtrisë, Luan Hoxha.

Hoxha thotë se Shkëlzen Berisha e ka kërcënuar dhe shton se ish-ministri Mediu ka ndjekur gjithë procesin në detaje. Më poshtë teksti i kabllogramit: “…Në një takim të kërkuar me ambasadorin, Hoxha tregoi historinë e tij që qëndronte pas shkarkimit që iu bë kohët e fundit duke e lidhur këtë me shpërthimin e Gërdecit.

Në ndryshim nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili nëpërmjet deklaratave publike u vë fajin operativëve të ushtrisë për Gërdecin, Hoxha deklaroi në Ambasadë se që nga fillimi se ish-ministri Mediu ka marrë të gjitha vendimet, nga zgjedhja e Gërdecit si vend për shkatërrimin e municioneve, deri tek llojet e municioneve që do të shkatërroheshin dhe planifikimi i kohës se kur do të bëhej shkatërrimi.

Hoxha pranoi se stafit të tij ishte thënë të transportonte municionin në atë vend dhe të ruante vendin, asgjë më tepër. Hoxha tha se kur ai vizitoi Gërdecin në mes të 2007-ës, ushtarët e tij po bënin këto dy detyra, dhe në sipërfaqe u duk se s’kishte asgjë të gabuar. Ai akuzon se gjatë pjesës së dytë të projektit, nisur në dhjetor 2007, ishte urdhëruar nga Mediu, pavarësisht shqetësimit të tij drejtuar me një letër kryeministrit Berisha, zonjës Topalli dhe Mediut.

Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një ‘djalë i ri”, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, “pa asnjë vonesë”. I pyetur nëse e kishte raportuar këtë informacion për Prokurorinë e Përgjithshme, Hoxha u përgjigj “po”, ai kishte dhënë të gjitha informatat dhe dokumentet për hetuesit, me përjashtim të informacionit lidhur me djalin e Berishës.

Mbi këtë ai tha se nuk ndihej i sigurt që të fliste Ambasadori i tha se nëse hetimet e prokurorisë do të jenë të suksesshme ata që dinë të vërtetën duhet të flasin hapur. Hoxha ishte dakord se në interes të drejtësisë ai duhej të fliste hapur, por nuk konfirmoi që do ta bënte këtë. (shënim: Hoxha tha se ka plot të tjerë që e dinë këtë informacion) Koment: Ky është incidenti i dytë që një zyrtar shpreh një shqetësim të fortë, rrethuar me frikë, për sigurinë personale dhe profesionale, në fshehtësi të plotë me Ambasadorin.

I pari erdhi nga nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Disa jashtë mbështesin versionin e ngjarjeve të Hoxhës. Si shef i ushtrisë, marrëdhëniet me ish-ministrin Mediu ishin gjithmonë të tendosura; ai duket se në mënyrë frekuente ishte jashtë loje duke patur mungesë autoriteti për të përmbushur detyrat në zyrën e tij.

Sipas të dhënave, Prokurorja e Përgjithshme duket se e ka fokusuar investigimin e saj larg ushtrisë dhe Mediut. Nëse versioni i Hoxhës përmban elementë të vërtetë mund të ndihmojë në dhënien përgjigje të elementëve relevantë dhe pyetjes më të madhe:

Përse PD ka avancuar me sulmet konstante ndaj institucioneve të pavarura pikërisht në këtë kohë, duke alarmuar komunitetin ndërkombëtar dhe duke e drejtuar atë drejt pikëpyetjeve për kredencialet demokratike të Shqipërisë kur ndodhet përpara ratifikimit të marrëveshjes më NATO-n…”/Elmas Bogdani