osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Fadil Vokrri, një vetërrëfim mbi jetën dhe karrierën

Fadil Vokrri, një vetërrëfim mbi jetën dhe karrierën

Edhe sot kur Vokrri la papritmas këtë jetë, fjalët e mëdha për të nga të gjithë po vërshojnë, ku përveç po kujtohet karriera e tij e lavdishme si futbollist, me të drejtë po cilësohet edhe çelësi i ndërkombëtarizimit të sportit të Kosovës, pasi si kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës anëtarësoi futbollin në FIFA dhe UEFA.

Shkruan Blendi Gashi

9 qershori 2018-tës do mbahet mend si datë e kobshme për sportin kosovar dhe jo vetëm, pasi u shua legjenda e futbollit e quajtur Fadil Vokrri.

Të gjithë po e quajnë të tillë, sidomos gjenerata e viteve 80-ta që ka pasur fatin ta shohin nga afër futbollistin e madh nga fshati Sfeqël i Podujevës që u bë i famshëm në ish-Jugosllavi me Partizanin e Beogradit, çka edhe skuadra të njohura evropiane si Juventusi i Italisë ëndërruan ta kishin në radhët e tyre por që rrethanat e kohë pamundësuan kalimin në Serie A.

Edhe sot kur Vokrri la papritmas këtë jetë, fjalët e mëdha për të nga të gjithë po vërshojnë, ku përveç po kujtohet karriera e tij e lavdishme si futbollist, me të drejtë po cilësohet edhe çelësi i ndërkombëtarizimit të sportit të Kosovës, pasi si kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës anëtarësoi futbollin në FIFA dhe UEFA.

Por në këtë shkrim nuk do merremi me telegramet e panumërta të ngushëllimit dhe mesazhet prekëse që kanë shkruar për ikjen e hershme të Vokrrit, por as me kërkesat e para që stadiumi kombëtarë të quhet “Fadil Vokrri”, por do të kujtojmë për lexuesit se ç’tha Vokrri për jetën dhe karrierën e tij në një nga emisionet televizive.

Vokrri si fëmijë…

Në një intervistë dhënë në janarin e vitit 2016 në emisionin “Pro X” të KTV-së, dy muaj pa u pranuar Kosova në FIFA dhe UEFA, Vokrri ndërsa fliste për fëmijërinë e tij kujtonte se e kanë cilësuar si një fëmijë të gjallë sidomos në vrapime të ndryshme, ndërsa tregon se ka pëlqyer edhe hendbollin e basketbollin siç thoshte si gjithë fëmijët e ish-Jugosllavisë.

“Si fëmijë në atë kohë nuk kemi qenë aq të lirë me prindërit dhe gjyshërit që të zhvillojnë aktivitet sportive, pasi sporti atë kohë ka qenë një prej aktiviteteve të fundit që ka mundur të ndodh”, kujtonte Vokrri, ndërsa shtonte se në shkollën fillore shtëpinë e ka pasur afër shkollës dhe 80 % të orarit ditor ka qëndruar në fushën e gjitha sporteve që ka qenë aty, së bashku me fëmijët e tjerë.

A ka menduar se do bëhet futbollist profesionist?

Vokrri në këtë intervistë tregonte se ai nuk ka menduar se do bëhet një futbollist profesionist, sepse thoshte se lojërat me shokët në oborrin e shkollës fillore më shumë kanë qenë një dëfrim.

Por Vokrri thoshte se nuk ka pasur si të mos dilte futbollist, pasi vinte nga një familje futbollistësh.

“Babai, axhallarët, vëllai kanë luajtur futboll”, tregonte Vokrri.

Duke folur për nisjen e karrierës, Vokrri tregonte se e nisi në vendlindje me Llapin e Podujevës në moshën 16 vjeçare dhe si 17 vjeçar debutoi në ekipin e parë senior për çka ka marrë një leje special pasi ende ishte i mitur.

Vitet e arta me Prishtinën…

Vokrri kujtonte edhe vitet e arta me Prishtinën dhe si për pak nuk ja arritën të shkonin në garat evropiane.

“Në vitin 1983 Prishtina arriti suksesin më të madh dhe u pranua në Ligën e Parë në garat e ish-Jugosllavisë, që atëherë ishte ndër ligat më të forta evropiane. Pas hyrjes në këtë Ligë, ku ishim shumica e lojtarëve shqiptarë nga Kosva, si Shefqet Sinani, Faton Domi, Agim Cana, Ramiz Krasniqi, Fadil Muriqi etj, arritëm që vitin e parë të plasohemi në vendin e gjashtë apo shtatë në tabelë të ish-Jugosllavisë. Deri në tre xhirot e fundit ishim potencial për të luajtur në Kupë UEFA, por në tre ndeshjet e fundit për disa gjëra ekstrasportive që ndodhën në disa ndeshje nuk arritëm të zëmë vendin e pestë që dërgonte në garat evropaine”, tregonte Vokrri.

Ndeshja kur Vokrri u mllefos më së shumti…

Ndërsa shumë lojtarë qajnë në ditët e sotme, sidomos kur marrin ndonjë lëndim që ju pamundëson të luajnë në një ndeshje të caktuar, Vokrri pohonte se asnjëherë nuk ka qarë, ndërsa tregon kur është mllefosur shumë.

“Asnjëherë nuk kam qarë në ndeshje edhe pse kam qenë i emocionuar disa herë. Njëra prej ndeshjeve që kam përjetuar emocionet më të këqija, pra ku kam qenë më i mllefosuri në karrierën time, ka qenë ajo me Zeljeznicarin në Sarajevë ku në vitin 1984 nuk arritëm ta zëmë vendin e pestë, edhe pse ishim në avantazh dy herë u mposhtëm për disa çështje ekstrasportive, çka na pamundësoi që Prishtina ta prezantojë Kosovën në Kupat evropiane”, tregonte Vokrri.

Oferta nga Juventusi…

Vokrri po ashtu kujtonte edhe ofertën nga klubi i famshëm italian Juventus derisa lunate te Partizani i Beogradit ku më 1987 u shpall sportisti i vitit në Ish-Jugosllavi, që nuk u realizua për shkak të legjislacionit që ishte në fuqi.

“Në atë kohë është dashur që të kryhet shërbimi ushtarak deri 27 vjet dhe s’kemi pasur drejtë të dalim jashtë shtetit pa i pasur 28 vjet. Ishte legjislacioni i tillë në ish-shtetin e Jugosllavisë dhe prandaj ai rast që mu dha shkoi huq por jeta është e tillë. Unë nuk mund të ankohem që më është bërë e padrejtë pse jam kanë shqiptar apo arsye tjera, por legjislacioni ma pamundësoi që të luajë për Juventusin”, kujtonte Vokrri.

Ndërsa për futbollin e sotëm, Vokrri thoshte se “është bërë një biznes dhe një profesion i vërtetë, çka vitet e 80-ta askush nuk ka menduar se futbolli do arrijë në këtë masë”.