Debati i Kryeministrit Rama me përfaqësuesit e Rusisë në OKB dhe mbështetja e tij për Ukrainën vijojnë të marrin vëmendjen e diplomatëve perëndimorë.
Ambasadorja Barbara Woodward, përfaqësuese e Mbretërisë së Bashkuar në Kombet e Bashkuara shkruan se “Rusia dështoi të ndalojë fjalimin e Presidentit ukrainas”.
Ambasadorja citon fjalët e Ramës kur thotë se “Zelenskyy nuk do të fliste në Këshill, nëse Rusia nuk do të bënte luftë në Ukrainë.”
Postimi i Woodward:
Rusia u përpoq sot të ndalonte presidentin Zelensky të fliste para tyre në Këshillin e Sigurimit.
Ata dështuan!
Siç theksoi Edi Rama, Presidenti Zelenskyy nuk do të fliste në Këshill, nëse Rusia nuk do të bënte luftë në Ukrainë.
https://twitter.com/BWoodward_UN/status/1704587784738963880?r