Ora e drejtësisë do vijë shpejt për Bashën dhe Berishën!
Arbenn Duka
Opozitë e re,
opozitë e vjetër,
bllokim e bllokim,
dhe asgjë më tjetër!
Kakaris Lulashi,
tamam si kokosh,
sakrilegj i madh,
Lulin të dëgjosh!
Në gojën e Lulit,
njëlloj historitë,
se të njëjtat gjëra,
thotë e thotë përditë!
Po të njëjta gjëra,
thotë e thotë përditë,
ky që vetë ka bërë,
gjithë poshtërsitë!
Është ende i ri,
dhe s’ka për t’ja hedhur,
për gjithë miliardat,
që pa turp ka vjedhur!
Nëse me të ndyrët,
do bënim një listë,
ky do qe i dyti,
në emrat e pistë!
Ky do qe i dyti,
në gradë kusari,
se Sali Berisha,
është kudo i pari!
Si hidhet përpjetë,
si kalë pa kapistër,
ky që vrau njerëz,
kur ishte ministër!
Ky qën i helmuar,
vetëm akuzon,
po krimet e tij,
koha s’i harron!
Një ditë do t’i pritet,
koka babëzisë,
se po vjen-o shokë,
orë e drejtësisë!
Basha dhe Berisha,
s’kanë lënë krim pa bërë,
krime që i di,
Shqipëri e tërë!
Tani del Saliu,
ky plak i goditur,
dhe na thotë-se Rama,
detin paska shitur!
Ta kujtojë ndonjëri,
ta tundë pak të shkretin,
se ai me Lulin,
dikur shitën detin!
E shitën më herët,
vendin e lanë kripë,
po ky shan të tjerët,
se është i pacipë!
Kjo dyshe malinje,
që i kallçim flamën,
të bëjnë me pahir,
të bëhesh me Ramën!
Kjo dyshe malinje,
ende mbahet rëndë,
po është pis e sterrë,
nga koka në këmbë!
Me këngën e qyqes,
t’i lëmë të dëfrehen,
sepse në pushtet,
kurrë s’do të kthehen!
Éndërr do të mbetet,
për ta qeveria,
se rruga e tyre,
kalon nga qelia!
Andej me dylbi,
zyrat t’i shikojnë,
se votat për Ramën,
këtu kurrë s’shterrojnë!
Qentë le të lehin,
dhe le të tërbohen,
votat socialiste,
më shumë do të shtohen!