Efektivi i ‘Shqiponjve’, Edlir Alleshi u qëllua mbrëmjen e kësaj të mërkure (20 shtator), në zonën e njohur si ‘Oxhaku’ në Tiranë me dy plumba nga Klerent Bozhanaj.
42-vjeçari i cili sipas informacioneve sapo është kthyer nga Italia, qëlloi me dy plumba në stomak efektivin e policisë Alleshajn, që fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:55 në rrugën ‘Hysen Gjura’, efektivët e ‘Shqiponjave’ pikasën sjelljen e dyshimtë të 42-vjeçarit sapo pikasi policët dhe e ndoqën.
Policia njofton se shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” pasi kanë marrë informacion për një person që qarkullonte me armë zjarri, janë vënë në ndjekje të tij. Gjatë ndjekjes, personi i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të “Shqiponjave”. Ndërkohë burime për Report Tv bëjnë me dije se autori Kleret Bozhani 42 vjeç e ka qëlluar efektivin teksa ky i fundit po e kontrollonte dhe më pas është larguar me një makinë.
Sipas informacioneve, autori është trup shumë i dobët, rreth 180 cm. Në momentin kur ndodhi ngjarja e rëndë Bozhanaj ka qenë i veshur me tuta dhe bluzë gri, kapele të zezë. Policia e Tiranës vendos shpërblim 20000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit të plagosjes, teksa iu apelon qytetarëve të bëjnë kujdes pasi është i armatosur.
Një mesazh e dha edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili u shpreh se autori është identifikuar ndërsa bëri thirrje të dorëzohet përpara drejtësisë. Pak minuta pas ngjarjes ministri i Brendshëm shkoi në spitalin e Traumës për të vizituar efektivin e plagosur. Një mesazh e dha edhe Drejtori i Policisë, Tonin Vocaj në një komunikim me gazetarët teksa tha se autori është i armatosur si dhe ka shenja të depresionit.
“Gjendja e efektivit është përmirësuar. Personi është identifikuar, thirrja për të është të dorëzohet!”- tha Balla.