KNë Spanjë, Real Sociedad dhe Interi barazuan 1-1 për grupin D të Champions League. Ishin baskët që kaluan të parët në avantazh në “San Sebastian” me Mendez pas vetëm katër minutave lojë, pas një gabimi të Bastonit.
Më pas Interi barazoi me Lautaro Martinez në minutën e 87. Kujtojmë se për Interin u anullua një gol i Thuram për pozicion jashtë loje. Në fushë 55 minutë te italianët ishte edhe Kristjan Asllani.
Mesfushori i Kombëtares ishte më i miri në fushë gjatë 45 minutave të para, kjo sa i takon kilometrave të bëra. Elbasanasi ka përshkruar 6.29 kilometra në pjesën e parë, duke qenë një “motorr” në mesin e fushës. Veç saj, ai u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 13-të, teksa vlerësohet me notën 6.4 pas pjesës së parë.