Dy janë kërcënimet e mëdha për shëndetin seksual të meshkujve, sipas një hulumtimi të ri.
Screenshot_13-6
Studiuesit japin alarmin për efektin e këtyre dy faktorëve në sistemin riprodhues mashkullor.
Sipas hulumtimit, avulli i cigareve elektronike, tek meshkujt që i përdorin, mund të zvogëlojë testikujt dhe të ulë numrin e spermës.
Studimi i kryer tek minjtë tregoi se avulli i cigares elektronike mund të zvogëlojë madhësinë e testikujve, duke ulur dëshirën e tyre seksuale.
Megjithatë, efektet e tymit të cigares, janë edhe më të këqija në organin mashkullor.
Shkencëtarët matën madhësinë e testikujve të minjve para dhe pasi kafshët u ekspozuan ndaj tymit të cigares dhe avullit të cigareve elektronike, si dhe përcaktimin e biomarkerëve të stresit në gjak dhe organet gjenitale.
Numri i spermës së minjve të ekspozuar ndaj avullit të cigareve elektronike ishte 95.1 milionë spermatozoide për mililitër, krahasuar me 98.5 milionë për mililitër në grupin që nuk ishte i ekspozuar ndaj ndonjë substance të nikotinës.
Megjithatë, grupi i minjve të ekspozuar ndaj tymit të cigares kishte numrin më të ulët me 89 milionë spermë për mililitër.
Testikujt e tyre u matën gjithashtu dhe peshonin më pak se minjtë e ekspozuar ndaj avullit të cigareve elektronike. “Duhet të merret parasysh se megjithëse lëngu i cigareve elektronike është futur si i padëmshëm në studimet për ndërprerjen e duhanit, ai mund të rrisë stresin oksidativ dhe të shkaktojë ndryshime morfologjike në testikuj”, shkruajnë studiuesit në raportin e tyre, botuar në spanjisht Revista Internacional de Andrología.
Rreth 12 milionë të rritur përdorin cigare elektronike, ndërkohë që miliona fëmijë dhe adoleshentë i janë shtuar, pavarësisht kufizimeve të moshës.