Drejtuesit e lartë të institucioneve të vendit shkelin hapur protokollin e shtetit. Tre krerët e rëndësishëm ndodhen jashtë Shqipërisë, ndërkohë që vendi ka mbetur për disa ditë në duart e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Presidenti Bajram Begaj, Kryeministri Edi Rama dhe Kryeparlamentarja Lindita Nikolla kanë udhëtuar jashtë Shqipërisë njëkohësisht. Kështu, vendi është pa drejtues. Bajram Begaj, Edi Rama dhe Lindita Nikolla i vunë çelësin zyrës duke udhëtuar jashtë Shqipërisë dhe njëkohësisht duke e lënë vendin pa drejtues.
Presidenti Bajram Begaj dhe Kryeministri Edi Rama Rama ndodhen në Amerikë në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Kurse kryetarja e Kuvendi, Lindita Nikolla ndodhet në Gjermani. Bajram Begaj dhe Edi Rama morën rrugën për në Amerikë, ku do të jenë pjesë e takimeve në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, një aktivitet, i cili në publik është njoftuar më shumë se dy muaj më parë.
Ndërsa Kryetarja e Kuvendi, Lindita Nikolla ka udhëtuar drejt Gjermanisë teksa dje takoi homologen e landit të Bremenit, Antje Grotheer. Protokolli Shtetëror e specifikon qartësisht se tre titullarët e tre institucioneve kryesore nuk duhet të largohen nga Shqipëria në të njëjtën kohë. Rregullat protokollare sanksionojnë se Presidenca, Kuvendi dhe Kryeministria duhet të koordinohen në mënyrë që të paktën njëri nga titullarët e institucionit të qëndrojë në Shqipëri.
“Protokolli i Shtetit vihet në dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të tre personaliteteve kryesore jashtë shtetit. Vizitat koordinohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit në të njëjtën kohë”, protokolli i shtetit.
Protokolli e parashikon që të paktën një nga tre krerët e shtetit duhet të jetë në vend, por rastet kur të tre lëviznin njëkohësisht për vizita jashtë shtetit janë bërë tashmë të përsëritur.