Myrto Uzuni ka shënuar sot golin e tij të dytë të këtij sezoni në La Liga, duke shënuar tashmë edhe në aksion me skuadrën e Granadës.
Pas penalltisë së realizuar ndaj Majorkës në fundin e muajit gusht, Uzuni sot ka tundur rrjetën në sfidën ndaj Zhironës. Ai kërkoi me ngulm që të realizonte, por duke shpërdoruar disa mundësi të mira.
Megjithatë, në fund ia doli të tundte rrjetën në minutën e 63 të takimit, duke ngushtuar shifrat në 1-3 pasi ekipi kundërshtar kishte shënuar 3 herë në pjesën e parë.
Goli erdh në vijimin e një goditje nga këndi, teksa Uzuni u shfaq befasisht para portierit duke çuar sferën në rrjetë me devijimin e tij dhe për ti dhënë shpresë skuadrës që të kërkonte një përmbysje.