Romina Radonshiqi, eksperte e ekonomisë, ka folur mbi arsyet se përse nuk ulen çmimet e karburanteve në vendin tonë.
Duke folur për debatin e përhershëm të taksave, si “arsye” për pasjen e çmimeve të tilla të karburanteve, ekspertja Radonshiqi u shpreh se në vendin tonë kemi tetë taksa, pesë prej tyre i mbledh shteti, ndërsa tre të tjerat janë koncesionare.
Dhe duke qenë se Shqipëria nuk shquhet si një vend që ka një aftësi mbledhëse të taksave, e vetmja mënyrë për ta bërë këtë gjë, sipas ekspertes, është duke ia vendosur ato hidrokarbureve.
Debati i përhershëm për përfshirjen e taksave që janë të vendosura në çmimet e karburanteve…
“Kemi rreth tetë taksa, ku pesë taksa janë taksa që i mbledh shteti, 3 taksa janë koncesionare. Megjithatë, Shqipëria në fakt shquhet, një nga vendet që nuk ka aftësi mbledhëse të taksave dhe e vetmja mënyrë për të mbledhur taksat, një nga mënyrat le të themi, është t’i vendosim te hidrokarburet.
Tani, nëse e krahasojmë me Maqedoninë e Veriut, ne kemi një TVSH 18% por kemi edhe një akcisë. Vetëm kaq taksa ka, dy.
Ndërkohë që ne kemi tetë taksa. Madje, kur ekspertët e ekonomisë, apo akuzojnë këto shoqatat e hidrokarbureve që abuzojnë etj. dalin e thonë që “shiko operojmë me çmime shumë të lira, por ndërkohë që 70% e ngarkesës së çmimit është për shkak të taksave. Kjo është një temë shumë e përfolur që, kur nuk u ul gjatë kohës së inflacionit, nuk do të ulet asnjëherë.”, u shpreh ekspertja Romina Radonshiqi.