Bajrami ka marë rrugën për në Amerikë në punimet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York. Së bashku me Presidentin kukull kanë shkuar dhe 22 persona të tjerë, si gjoja këshilltarë, gazetar, zonja e parë Armanda Begaj, parukierja e saj dhe një tufë personash, që nuk e kupton kush se përse e shoqërojnë.
Ndërsa, Ilir Meta habiti dynjanë me bëmat e tij si President, deri sa arriti të hiqej sikur ishte President i një Republike Presidenciale, duke marrë vendime që i’a ndalonte kushtetuta, Bajrami sapo ka filluar nga bëmat e tij.
Në udhëtimin e tij të pare drejtë Amerikës “intendenti” i ushtrisë shqiptare është pergatitur mirë, duke menduar se është president prej “vërteti”, që do mbaj fjalimin e hapjes së sesionit në OKB dhe ashtu si Likja nuk e kupton se është një president kukull, në Kushtetutën Shqqiptare.
Ndërsa Ilir Meta për të mos dorezuar partinë, bëri zonjë të parë të bijën, një fëmije, Bajrami me parat e shqiptareve i vuri pas bashkeshortes si Napoleoni një ushtri, për këtë udhëtim sikur do shkonte në Vaterlo.
Në listën e publikuar për mediat, Lili Ismaili, ka shkuar në New York si këshilltare e Jashtme e Presidentit. Por në një kërkim, rezulton se Lili Ismaili është parukierja e zonjës së parë Armanda Begaj dhe jo Këshilltare e Jashtme. Në rrjetin social, Instagram ku dhe promovon punën e saj. Ismaili, nuk ka ngurruar të hedh herë pas here foto të stilimeve që i ka bërë zonjës së parë.
Por kjo nuk është e vetmja, pasi në listën e nxjerre nga Presidenca, shohim dhe Asllan Baraj dhe Zhaneta Hashorva, të cilët kanë shkuar në New York. Sipas listës Baraj është Këshilltar i Jashtëm, por që në faqen zyrtare të Presidencës, emri i tij nuk figuron. Ndërsa Zhaneta Hashorva është shoqëruesja e Zonjës së Parë. Por sipas një kërkimi, shihet që Baraj dhe Hashorva janë çift dhe kanë një kompani së bashku me emrin “Euro Cerami.
Për këtë skandal ka reaguar dhe aktivisti Genc Sejko:
I modh Beromi. Ka marrë me vete në OKB pronarin e fabrikës së tullave me gjithë grua.
Pronari i fabrikës si këshilltar. Gruaja e pronarit si shoqëruese e Zonjës së Parë.
Jemi zyrtarisht Republikë bananesh. /Ekskluzive.al