Të enjten, Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shqipëria, si vendi që mban presidencën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të udhëheqë dy debate të nivelit të lartë.
Ai ka zbarkuar familjarisht në New York. “Edi Rama ka zbarkuar familjarisht në Nju Jork ddhe është akomoduar në The Beekman Thompson Hotel, 123 Nassau st, New York, NY 10038. .
Rama ka udhëtuar me stafin e tij kur pritet të marrë pjesë edhe presidenti Begaj me një delegacion prej 20 personash nga data 17 der 23 shtator. Ndërsa Rama kthehet në atëdhe më 21 shtator
Dy janë ngjarjet që do të shenjojnë presidencën. Pasoja e agresionit të paligjshëm rus ndaj Ukrainës në sigurinë botërore do të jetë debati i hapur i nivelit të lartë që do të drejtohet nga Edi Rama në 20 shtator.
Në këtë diskutim me vëmendjen te zbatimi i ligjit ndërkombëtar, pritet të jetë fizikisht edhe presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky, që do të përbëje edhe praninë e tij të parë në Këshillin e Sigurimit. Debati për Ukrainën do të prihet nga një tjetër, ai 14 shtatorit. Ai do të udhëhiqet nga ministri i ri i Jashtëm.
Për Igli Hasanin kjo do të jetë edhe detyra e parë që do të ushtrojë si shefi i Diplomacisë Shqiptare. Në selinë e Kombeve të Bashkuara në Neë York ai do të udhëheqë diskutimet për krijimin e një mekanizimi që siguron shpërndarjen e shpejtë të ndihmave humanitare për çdo vend të botës që përballet me luftën apo me katastrofa natyrore.
Bashkë me organizata dhe korporata të mëdha amerikane, prej dy vitesh Shqipëria është angazhuar në krijimin e një platforme që bën bashkë biznese për të ndihmuar në kohë me para, mallra dhe shërbime sa herë bota përballet me kriza humanitare. Përveç debateve në Këshillin e Sigurimit, agjenda e kreut të qeverisë përmban edhe takime me drejtues të Kombeve të Bashkuara dhe jo vetëm. Pas Edi Ramës dhe ministrit Hasani, në Amerikë do të shkojë edhe Presidenti Bajram Begaj ku në 21 shtator do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të Asamblesë Parlamentare të Kombeve të Bashkuara.
Pas Edi Ramës dhe Igli Hasanit, është radha e presidentit Bajram Begaj për të mbajtur fjalën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me temë përshpejtimi i agjendës 2030 për një zhvillim të qëndrueshëm të paqes dhe sigurisë. Shqipëria mori drejtimin e Këshillit të Sigurimit në OKB. Ambasadori, Ferit Hoxha, i cili përfaqëson Shqipërinë në presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB njoftoi dy debatet e hapura për muajin shtator. Njëri debat do të mbahet në 14 shtator dhe duhet të drejtohet nga ministri i Jashtëm i vendit, i cili akoma nuk e ka marrë detyrën. Ndërsa debati i dytë i hapur do të mbahet në 20 shtator, ku njoftohet se do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama.