Ka ardhur dhe reagimi i qeverisë së futbollit europian (UEFA) për ndarjen nga jeta të kryetarit të federatës kosovare të futbollit, Fadil Vokrri. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, presidenti Ceferin i shpreh ngushëllimet e thella familjes, Federatës së Futbollit të Kosovës dhe komunitetit futbollistik vendas.
“Jemi të shokuar dhe thellësisht të prekur nga vdekja e Fadil Vokrrit. Ai ishte një futbollist i jashtëzakonshëm që ndërtoi një karrierë të shkëlqyer dhe u bë një administrator dhe president i Federatës kombëtare të kalibrit të lartë. Fadili ishte figura kyçe në zhvillimin e futbollit të Kosovës të cilin e drejtoi te integrimi i FFK-së në asamblenë e UEFA-s.
Ai e ka drejtuar organizimin me aftësi të rrallë dhe durim të madh. Në emër te futbollit europian, shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjes së tij dhe Federatës së Futbollit të Kosovës dhe komunitetit futbollistik vendas”