Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit ku për pasojë ka ndërruar jetë punonjësi i policisë në Mirditë, Gëzim Lazdri ndërsa janë plagosur disa të tjerë.
Mësohet se dy makina janë përplasur njëra me tjetën në aksin Rubik-Rrëshen.
Gëzim Lazri, efektivi i policisë i cili humbi jetën tragjikisht teksa po kthehej nga puna.
La shërbimin, por nuk mbërriti dot në shtëpi/ Publikohet
Ai u përplas nga një shtetas malazez në Rrugën e Kombit, rreth orës 07:20
Siç bëri me dije policia, shkak i aksidentit u bë një manovër e gabuar parakalimi nga mjeti tip “Chevrolet” që drejtohej nga një malazez me iniciale M.F.
Moska nxjerr në shitje vilën e Zelenskyt në Krime
Çfarë po ndodh me ‘Instagramin’ e ish-banores së BBV? Kiara Tito paralajmëron ndjekësit: Do më duhet të…
Aksidenti tragjik te Rruga e Kombit, zbardhen detaje tronditëse/ Efektivi i policisë sapo kishte lënë punën, u përplas nga një…
Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Mirditë/Informacion paraprak
Rreth orës 07:20, në aksin rrugor Rrëshen-Rrubik, automjeti tip “Chevrolet” me drejtues shtetasin malazez M. F., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. L. 56 vjeç, (efektiv policie pranë Komisariatit të Policisë Mirditë i cili sapo kishte lënë shërbimin dhe po kthehej në banesë).
Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën punonjësi i policisë shtetasi G. L.
Ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër shtetasi M.F., ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.
Paraprakisht, dyshohet se shkaku i aksidentit rrugor ka qenë parakalimi i gabuar në shkelje të rregullave të qarkullimit i automjetit tip “Chevrolet” që drejtohej nga shtetasi M.F.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nën drejtimin e Prokurorit, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.