osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Amerikanët sinjale për reprezalje ndaj të korruptuarve! 38 punonjës të qeverisë së SHBA në ndihmë të SPAK për arrestime “VIP”

Amerikanët sinjale për reprezalje ndaj të korruptuarve! 38 punonjës të qeverisë së SHBA në ndihmë të SPAK për arrestime “VIP”

Lufta kundër pastrimit të parave, korrupsionit dhe krimit të organizuar duket se është një nga prioritete kryesore që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë në Shqipëri, madje në gjithë botën, duke mbështetur fuqishëm institucionet ligjzbatuese që të çojnë përpara këtë betejë sa i takon këtyre fenomeneve.

Kështu, mesohet se SHBA-të po përgatiten për një fazë të re në luftën ndaj korrupsionit dhe instalimit të shtetit ligjor në vendin tonë. Sinjalet për reprezalje ndaj të korruptuarve i ka dhënë i ngarkuari me Punë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ambasadën amerikane në Tiranë, David Wisner.

Ky i fundit sipas një njoftimi të ambasadës, është takuar këtë të martë me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, teksa në fokus të diskutimi ka qenë lufta kundër Korrupisnit dhe instalimi i shtetit ligjor në vendin tonë. Ndërkohë që ajo që bie në sy është fakti se në takim kanë qenë prezent edhe 3 nga 38 punonjësit e qeverisë së SHBA që punojnë çdo ditë krah partnerëve shqiptarë në luftën kundër korrupsionit, forcimin e institucioneve të drejtësisë, veçanërisht SPAK dhe BKH.

“I Ngarkuari me Punë i SHBA, David Wisner u takua me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja për të diskutuar mbi përpjekjet e Shqipërisë për reformën në drejtësi dhe kontributin e saj vendimtar në çuarjen përpara të aspiratave euroatlantike të Shqipërisë.

Së bashku me Wisner-in, ishin tre nga 38 punonjësit e qeverisë së SHBA që punojnë çdo ditë krah partnerëve shqiptarë në luftën kundër korrupsionit, forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe mbrojtjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri”, njoftoi ambasada e SHBA në rrjetet sociale. Pra, duket qarte s epo troket ora e pandëshkueshmërisë në Shqipëri dhe se kushdo që është përfshirë në afera korruptive dhe kriminale do t’i duhet të japë llogari.

Reagon Manja

Ndërkohë edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja reagoi sa i takon takimit me të ngarkuarin me punë të Ambasadës amerikane në Tiranë, David Wisner. Në njoftimin për mediet të publikuar nga Ministria e Drejtësisë, bëhet me dije se, gjatë fjalës së tij, ministri e uroi për misionin e tij dhe i shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës japin për Shqipërinë. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, gjatë takimit u diskutua thellësisht për reformën në drejtësi, mbrojtjen e demokracisë, forcimin e ekonomisë etj. Nga ana tjetër, Wisner shprehu mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendin tonë.

Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri: Lufta ndaj korrupsionit, prioritet kyç

Megjithatë mbështetje ndaj institucioneve të drejtësisë në Shqipëri ka paralajmëruar disa javë më parë edhe diplomati David Kostelancik, i propozuar nga Presdeinti Joe Biden për të marrë detyrën si ambasador i ri i SHBA-së në Shqipëri. Zoti Kostelancik fjalën e tij në Senatin amerikan, teksa e cilësoi si qëllim kryesor të Shteteve të Bashkuara, luftën ndaj korrupsionit në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke dërguar një mesazh të fortë për politikën se SHBA nuk ka për të ndërruar kurs pavarësisht ndryshimit të diplomatëve.

Ai e vuri theksin te reforma në drejtësi si një ndër prioritetet kryesore që Shqipëria të avancojë drejt rrugës Evropiane. Kostelancik shtoi gjithashtu se bazuar te eksperienca e tij 30-vjeçare dhe dëshira e madhe për të forcuar partneritetin SHBA-Shqipëri, është i duhuri për të qenë ambasadori i ri në vendin tonë. “Është një detyrë e rëndësishme dhe për shtetet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Reforma në drejtësi do të ndihmojë Shqipërinë të ecë përpara drejt institucioneve evropiane. Unë do të forcoj partneritetin me Shqipërinë, e kam ndjekur marrëdhënien që ka krijuar stafi i Ambasadës amerikane në Tiranë për të ndihmuar Shqipërinë në përballimin e sulmeve kibernetike nga Irani. Ne duhet të forcojmë pra mbrojtjen ndaj këtyre sulmeve, edhe në të ardhmen.

Për të mbrojtur infrastrukturën online të shërbimeve qeveritare shqiptare. Unë do ta forcoj klimën e biznesit në Shqipëri për të nxitur investimet amerikane, për të krijuar një treg transparent për investime të reja. Shqipëria po bën progres në rrugën e integrimit euro-atlantik, nëse unë do të konfirmohem nga Senati, do të kem nderin që të ndërtoj mbi bazën e eksperiencës time 30-vjeçare, forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ju falënderoj për nominimin dhe jam i hapur për pyetjet tuaja”, tha Kostelancik.

David Kostelançik është një diplomat me karrierë të gjatë në DASH. Aktualisht punon si këshilltar në shtabin e ushtrisë amerikanë në Pentagon. Ka shërbyer dy herë si ambasador në Rusi dhe zëvendës ambasador në Hungari. Në DASH ka drejtuar byronë për Europën Jugore si dhe zyrën për Rusinë. Nëse Senati do t’i japë dritën jeshile, për David Kostelançik kjo do të jetë hera e dytë për të punuar si diplomat në Shqipëri. Në vitet 1993-1995 ai ka qenë pjesë e Ambasadës amerikane. David Kostelançik flet gjuhët e huaja, ruse, hungareze, turke dhe shqip.