Avokati Idajet Beqiri ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Repolitix” në Report Tv duke cituar një rrëfim të Izet Haxhisë, i cili ka thënë se Azem Hajdari i ka kërkuar ndihmë që të vrasë Sali Berishën.
“Problemi ishte që ishte një frymë që thoshin se Saliu ia mori partinë Azem Hajdarit. Saliu ishte futur nga Ramiz Alia që t’ja merrte partinë Azem Hjadarit dhe ia mori, e dyta që është më e rëndësishmja ka qenë se me skemat piramidale dhe me rënien e shtetit Azem Hajdari u gjallërua brenda PD me synimin e vetëm që t’ja merrte partinë. Në 97 flas. Do t’ja merrte partinë. Ai e përpunonte, e fliste dhe me të tjerë.
Madje Hajdari i ka kërkuar ndihmë Izet Haxhisë që çfarë do të bëjmë, të vrasim Sali Berishën. Ta vrasim ta zbresim nga kali.
Është e vërtetë. Nuk flas kot. Ai është në burg dhe mund ta mohojë. Në 97. Izet Haxhia i ka thënë në radhë të parë jam tropojan i kam dhënë besën se do ta mbroj por t’i e ke gabim doktori po të jep goxha. Po të afron dhe do kesh pozitë të mirë. Qetësohu në këtë drejtim. Se si e ka marrë vesh doktori më pas dhe se çfarë ka ndodhur kjo është histori tjetër”, tha Beqiri.
Izet Haxhia ish-truproja i Berishës është dënuar si bashkëpunëtor në vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari në 12 shtator 1998. Përgjatë procesit të rigjykimit Haxhia kërkoi të ballafaqohej dhe të dëshmonte në gjyq për vrasjen e shekullit edhe ish-kryeministri Sali Berisha, që sipas ish-truprojës ka urdhëruar vrasjen e Hajdarit, por kjo kërkesë u refuzua nga gjykata. Për atentatin mafioz të Azem Hajdarit, vuan dënimin me burg përjetë edhe Jaho Mulosmani.