osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Lista e gjatë e femrave që e pësuan si Xhuljeta: Vrasje “në emër të dashurisë”

Lista e gjatë e femrave që e pësuan si Xhuljeta: Vrasje “në emër të dashurisë”

Krimet e pasionit kanë tronditur shpesh herë opinionin publik shqiptar, ku rasti më i freskët ishte ngjarja e djeshme ku një 31-vjeçar vrau ish-të dashurën dhe më pas veten.
19-vjeçarja Xhuljeta Çuni u vra nga ish-i dashuri i saj Xhafer Mata, (i divoruar dhe baba i një djali), vetëm se ajo kishte refuzuar të vazhdonte lidhjen me të. Por a është Xhuljeta e vetmja femër që u vra mizorisht nga ish-partneri i saj? Teksa risjellim disa histori tragjike, fundi ka qenë i njëjtë, gra të vrara vetëm se refuzuan ‘dashurinë’. ‘BalkanWeb’ sjell si më poshtë disa nga historitë tragjike.

21 janar 2018
Kujtojmë se një ngjarje e ngjashme si ajo e djeshmja në Don Bosko ishte dhe historia e Ariela Muratit, 21-vjeçares e cila u ekzekutua me pistoletë nga Aldison Beluli, i cili u vetëvra. Murati u vra vetëm se nuk kishte pranuar që të lidhje me të riun, i cili prej shumë kohësh e kishte përndjekur dhe kërcënuar me jetë.

31 gusht 2017
Një tjetër fund i hidhur ishte edhe ai i gjyqtares Fildez Hafizi, e cila u vra nga ish-bashkëshorti Fadil Kasemi, pas tentativave të këtij të fundit për t’u ribashkuar. 39-vjeçarja u ekzekutua në makinën e saj, ndërsa qëlloi për vdekje me plumb në kokë nënën e dy fëmijëve të tij. Ngjarja tragjike u shënua në 31 gusht të vitit të kaluar në zonën e ‘Xhamllikut’ në Tiranë.

3 dhjetor 2016
Një tjetër rast i ngjashëm u regjistrua në Fier, ku Ferdinand Rukaj hodhi nga dritarja Liljana Rukajn, duke i marrë asaj jetën. Krimi në fjalë ndodhi pasi 43-vjeçarja kishte kërkuar divorcin pas dhunës që bashkëshorti i saj ushtronte.

11 shkurt 2017
Një tjetër krim makabër u regjistrua një vit pas vrasjes së Liljana Rukajt, ku viktimë e radhës ishte Ermira Dushi. Kjo e fundit u vra nga Drini Derveni, i riu nga Fieri që i dha fund edhe jetës së tij. 29-vjeçarja ishte e martuar me dikë tjetër dhe me Drinin kishte lidhje jashtëmartesore por i kërkonte që të ndaheshin. Teksa nuk pranonte refuzimin e saj, Drini e vrau në makinë në Ngurrëz të Lushnjës.

19 qershor 2016
Opinioni publik në qershor të 2016 u trondit nga një tjetër ngjarje e rëndë, ku 34-vjeçari Mikel Xhiko vrau me thikë gruan e tij Yllka. Pas krimit, ai goditi edhe veten disa herë në bark, ndërsa ndërroi jetë rrugës për në spital. Shkak i krimit ishte xhelozia.

15 gusht 2016
Një tjetër krim i rënd u regjistrua edhe në Golem, ku Sokrat Shani, 65 vjeç nga fshati Kryekuq i Divjakës vrau 27-vjeçaren Jonida Canaku, me të cilën kishte pasur një lidhje jashtëmartestore. Pak ditë pas krimit ai u vetëvar në shtëpinë e tij, ku iu gjetën edhe disa letra ku pranonte autorësinë e krimit. Krimi i pasionit ndodhi pasi 65-vjeçari dyshonte se e dashura e tradhtonte.