Ish-komandanti i UÇK-së për rajonin e Podujevës, Rustem Mustafa, i njohur si Remi, është arrestuar.
Ish-komandanti i UÇK-së është arrestuar me urdhër të Këshillit Special për Krimet e Luftës. Pas arrestimit është transportuar në bazën e misionit EULEX në Fushë Kosovë. Arrestimin e tij e kanë konfirmuar për RTK familjarët e Rrustem Mustafës.
Rrustem Mustafa kishte përfunduar dëshminë e tij në Hagë. Mustafa tha se për të ka qenë shumë e rëndë ndjesia të ketë përballë bashkëluftëtarët e tij me akuza të padrejta.
Sipas tij, asnjë shpifje ndaj UÇK-së, nuk mund ta zhbëjë katrahurën që shkaktoi politika kriminale e një regjimi.
Ai ishte dëshmitari i parë që ka dalë publikisht në gjykimin kundër ish-presidentit, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi, pasi të gjithë të tjerët kanë qenë me masa mbrojtëse.