Në burg ata preken të gjithë nga sulmet e atakut. Në vend të parë qëndrojnë ish funksionarët nën hetim nga SPAK dhe me pas vijnë të dyshuarit e drogës.
Në një vit gjykata e posaçme ka shqyrtuar 67 kërkesa për ndryshim mase ndaj të dyshuarve që këmbëngulin se vuajnë nga tensioni, diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Por që të gjithëve iu është refuzuar kërkesa për të lënë burgun e për tu kuruar në shtëpi.
Për këto raste ka folur dhe avokati Alban Qafa, i cili u shpreh për “Top Channel” se: Pas ekspertizës mjekoligjore, të arrestuarit shfaqin shenja ankthi, gjendje të problemeve kardiake, ndërkohë Gjykata e Lartë ka nxjerrë një vendim të Kolegjit Penal nr. 810 maj 2023, ku përcakton se vetëm shkaqet shumë të rënda shëndetësore janë të vlefshme për zëvendësimin e masave të arrestit. Kjo vërtetohet nga ekspertët mjekoligjor.”, përfundon avokati i mirënjohur.
Në krye të një muaji si i paraburgosur dhe nën hetim për shpërdorim detyre edhe ish kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, u soll me urgjencë në spitalin e burgut. Edhe ish-funskionari Fran Tuci vuante nga problemet e diabetit dhe problemet kardiake.
Më herët probleme me diabetin shfaqi edhe ish-ministri i mjedisit Lefter Koka, ish kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe, Lefter Alla ish kryebashkiak i Bulqizës, i cili të këmbëngulë se i rrezikohet jeta në qeli. Por gjykata antikorrupsion urdhëroi riekspertim mjekësor.