Kombëtarja shqiptare arriti një sukses historik përballë Polonisë në ‘Air Albania’ duke fituar me rezultatin e pastër 2-0. Kryevepra e Jasir Asanit dhe goli ‘Knock-Out’ i Mirlind Dakut i dhuruan 3 pikë të arta kuqezinjve që marrin kreun e Grupit E duke hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimit në Euro 2024.
Një meritë të madhe për këtë sukses ka edhe trajneri Sylvinho. Arkitekti i kësaj skuadre ka sjellë një frymë fantastike në skuadër dhe emra të rinj e po korr frytet që në ndeshjet e tij të para. Fitorja e mbrëmshme ka bërë jehonë edhe në Brazilin e largët, vendlindjen e teknikut të kuqezinjve.
Media e njohur ‘TNT Sports Brasil’ shkruan në një postim në rrjete sociale për këtë sukses: “Kush e ndal Shqipërinë e Sylvinhos?”