Në fillim Sali Berisha dhe pastaj Edi Paloka, vendosën që Edi Rama është shumë I mërzitur që ekipi ynë kombëtar fitoi me Poloninë dhe barazoi me Çekinë.
Në fakt merita është e Berishës për këtë zbulim, se Paloka i shkret, i di të vërteta zbulimet e Berishës, dhe i përsërit. Ai tha se Edi Rama u nxi kur bëri gol Bajrami në Ceki. Pastaj dje akoma më shumë kur djemtë e kombëtares bën dy gola spektakularë kundër Polonisë.
Edhe pse është një budallallëk për tu komentuar, në fakt nuk duhet anashkaluar gjendja e tyre psikologjike, kur Shqipëria fiton një emër të mirë.
Fjala vjen suksesi I Shqipërisë në turizëm , që është një rekord për të cilin po flet gjithë bota, I tërbon, dhe normalisht e sulmojnë pa shumë drojë. E bëjnë këtë se mendojnë se jo gjithë shqiptarët fitojnë nga turizmi dhe së paku të kenë me vete ata që nuk merren me atë punë, edhe pse fitojnë të gjithë nga pak nga rritja e ekonomisë dhe bërja e vendit më I pasur.
Po ashtu suksese të tjera të Shqipërisë në ekonomi, në forcimin e lekut zvogëlimin e borxhit rritjen e investimeve mund ti relativizojën dhe ti njollosin, pasi kanë të gjithë ata trushëplarët e vet për të cilët flasin. Tek futbolli është pak problem, pasi shqiptarët të majtë e të djathtë e duan njësoj ekipin kombëtar. Madje ca kohë e ka dashur dhe Albin Kurti.
Tani këta nuk e pranojnë dot që ekipi kombëtar të gëzoj dhe Edi Ramën si qytetar dhe si kryeministër por sidomos të gëzoj dhe palën tjetër. Meqë është një sukses që ata nuk e vënë dot në dyshim, atëherë në këtë rast vënë në dyshim të gëzuarit dhe kanë gjetur që Edi Rama nuk gëzohet kur fiton Shqipëria.
Në fakt jo për meritë direkte të Edi Ramës, por jo edhe fare pa meritë, rezultatet me të larta historike ky ekip kombëtar I ka arritur nga viti 2016 e këtej. Edi Rama natyrisht që ka të drejtë të krenohet jo vetë si qytetar por dhe si kryeministër për këtë sukses. Dhe e bën atë më së miri.
Por Berishës i duhet i mërzitur, ngaqë nuk mërzit dot ata të vetët. Po të kishte mundësi ti ndalte do ta bënte, por meqë nuk ia del dot, pasi ata gëzojnë si shqiptarë për ekipin e tyre, atëherë atij I duhet patjetër një diferencë me Edi Ramën në këtë gëzim, dhe e ka caktuar atë “të mërzitur” dhe veten të gëzuar për Kombëtaren. Por në fakt duket aq I mërzitur kur e thotë këtë, sa ti e kupton që nuk di si tua prish tue gjithëve këtë festë. Siç e ka zakon!