Kryeministri ka përkujtuar një prej tragjedive që ndryshoi përgjithmonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sulmin ndaj kullave binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë.
“11 SHTATOR Kurrë mos harro”, shkruan Rama.
Kujtojmë që kanë kaluar 22 vite nga sulmi terrorist në Kullat Binjake në SHBA, ku humbën jetën rreth 3 mijë persona.
Sulmi ndaj kullave u krye më 11 shtator 2001 nga një grup prej 19 radikalësh, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.