Edi Paloka është nënkryetar i partisë së Sali Berishës.
Po të shikosh postimet e tij në rrjetet sociale, kupton pse opozita është katandisur në këtë gjëndje.
Dy ditë më parë ankohej se Rama për pak e la pa shkuar në stadium, se kishte blerë të gjithë biletat në zonën VIP.
Në atë stadium, për të cilin Paloka dhe opozita dolën dhe protestuan që të mos ndërtohej.
Pastaj pas ndeshjes, thotë se Rama u nxi pse fitoi Shqipëria, duke postuar një foto të nxjerrë jashtë kontekstit dhe duke manipuluar me të, pasi ajo u bë në fillim të ndeshjes, jo kur u shënua golat.
2-0 per Shqiperine.
Ekzaltimi i lojtarit prej Gjilanit te Kosoves dhe fytyra e kryeministrit qe nxinte me gjithshka…
I deshperuar qe perballe kesaj kombetareje ishte i pafuqishem per te bere keq apo xheloz qe nuk e pati e nuk do ta kete kurre dashurine e shqiptareve si keta djem te rinj”, shkruan ai.
Tani këta mendojnë se do t’i bëjnë opozitës Ramës dhe do ta rrëzojnë, me këto pastime! Dhe hajde merri seriozisht pastaj.