Goli i Jasir Asanit në ndeshjen me Poloninë pa më të voglin dyshim nuk do të harrohet kurrë në historinë e futbollit shqiptar. Sulmuesi i Kombëtares lëshoi një predhë me të majtën nga distance e largët duke dërguar topin në cepin e rrjetës për të ndezur më pas festën e çmendur në “Air Albanian” e mbushur plot.
Festë në stadium, festë edhe në Tiranë e në çdo vend ku ka shqiptarë të cilët e ndoqën ndeshjen nga ekrani i televizorit. Perlën e sallaksit shqiptar, drithërimat ia shton akoma më shumë edhe komentimi nga komentatorët sportiv si Ylli Aga në SuperSport, Alban Xhihani në TV Klan dhe Andin Lokaj në ArtMotion.
Mirëpo, kryevepra e Asanit shkon përtej shqipfloësve teksa janë edhe komentatorët turk e arab që nuk u rezistuan dot një goli të tillë.
Komenti i Alban Xhihanit, Ylli Agës dhe Andin Lokajt:
Komenti i komentatorit turk dhe arab: