Ditën e djeshme, në rrjet qarkulloi një koment i Luizit, ku kishte shprehur se do i vinte radha edhe shefes së diplomacisë me të cilën do të merrej personalisht.
Nisur nga kjo deklaratë e Luizit dhe lajmeve që po qarkullojnë së fundmi në shtypin rozë, Efi ka vendosur të bëj një reagim përmes një video në rrjetet sociale.
“Duke qënë se u lodha shumë nga kjo historia e “Big-ut”, do doja t’ju thoja të gjithëve ju që më ndiqni për arsyet e juaja por që nuk jam unë arsyeja, atëherë me gjithë kënaqësinë e mundshme mund të më hiqni lirshëm sepse kam hallet e mia. Kam kaq shumë gjëra në kokë dhe po vazhdoj jetën time dhe kjo histori po më hap barkun”, ka thënë Efi në vidoen drejtuar ndjekësve të saj.
Dhe duket se menjëherë pas kësaj videoje, Efi ka marrë vendimin që të heq përfundimisht nga lista e miqve të saj, Luiz Ejllin, me të cilin fillimisht patën një marrëdhënie tepër të mirë brenda shtëpisë së BBV.
Ndërkohë që ka hequr Luizin, Kiara vijon ende të jetë pjesë e listës së miqve në Instagramin e Efit. Nga ana tjetër Luizi ende vijon të ndjekë Efin në Instagram.