osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Idajet Beqiri “aktivizon” ndërkombëtarët për aferën e rëndënë sektorin e energjisë: Ilir Meta dhe Sali Berisha në “rrethin e ferrit”:

Idajet Beqiri “aktivizon” ndërkombëtarët për aferën e rëndënë sektorin e energjisë: Ilir Meta dhe Sali Berisha në “rrethin e ferrit”:

Avokat i njohur, Idajet Beqiri ka paralajmëruar padi ndërkombëtarë kundrejt ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, teksa i akuzon se janë përfshirë në skandale të rënda korruptive në sektorin energjitik, sikundër është afera “CEZ-DIA” dhe privatizimi i 4 HEC-ve.

Pak javë më parë pas vendimit të SPAK për mosfillimin e procedimit penal kundër Sali Berishës dhe Ilir Metës për vjedhjen e madhe të katër hidrocentraleve, avokati Idajet Beqiri i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të rrëzojë vendimin e SPAK sa i takon kallëzimit të tij për privatizimin të HEC-ve Ulëz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2, disa javë para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013.

Por për këtë çështje dhe aferën “CEZ-DIA”, ai ka folur dje në një studio televizive, teksa ka paralajmëruar se do të vërë dijeni dhe do të angazhojë ndërkombëtarët për të zbardhur këto afera të mëdha korruptive në sektorin e energjisë dhe që sipas tij, përgjegjës janë çifti Berisha-Meta.“Fakti është aq i dukshëm sa që çdo shqiptar e kupton dhe jo më SPAK. Për privatizim, borxhi i keq real në atë kohë kur do bëhej privatizimi ishte 4 për qind, kurse ata janë dhanë çekut sikur ishte 14 për qind.

Çeku nga industria energjetike e jona, nga lumenjtë, hidrocentralet, ai fitonte 70 milionë dollar çdo vit. Po a ndodh kjo në ndonjë vend edhe në ato vende që janë të botës së tretë, jo. Ja ky është vendi jonë, një vend që po vuajnë shqiptarët për drejtësi.

Mendoj se ka ardhur momenti edhe për një kallëzim tjetër penal ndërkombëtar me shumë emra shqiptarësh sepse këta kriminelë Berisha dhe Meta që duan ta rrëzojnë vendin, që duan që të mos shkoj në BE, që kanë bërë krime ndërkombëtare sepse thyerja e embargos së naftës është një krim ndërkombëtare, ata nuk pyesin për SPAK, por duhet që ti marrësh prej leckash dhe t’i çosh para gjykatës ndërkombëtare”, deklaroi ai.

Liriminga burgu të Ismailajt

Më tej avokat Beqiri u ndal edhe tek lajmi se Kastriot Ismailaj pronari i Kompanisë DIA i përfshirë në aferën 400 milion euro të CEZ-DIA është liruar nga burgu. Sipas tij, Meta është koka e kësaj afere.

“Unë nuk jam kundër sepse ai burgun për veprën që u akuzua e bëri, por janë dy procese të hapura, i privatizimit dhe aferës korruptive që Ismailaj dhe Meta bënë. Koka është Ilir Meta sepse ai u bë garanti dhe Meta vajti ndërhyri atje në Çeki dhe kur pa që po bëhej me Ramën i tha Berishës që ti i ke marr lekët e kësaj aferë dhe pastaj filluan që ta akuzojnë njëri-tjetrin.por provat për Metën për këtë aferë janë dhe duhet që ata të shkonin të dy të pandehur në gjyq me Kastriot Ismailajn.

Administratori CEZ ka dhënë deklaratë dhe nuk ka arsye të gënjej, e thotë gruaja e Ismailajt ishte mik dhe na kërkonte shpesh lekë. Pra si mund të dal nga burgu ai kur është bashkëpunëtor me Metën për vjedhjen e 5.8 milionë eurove. Po unë nuk e di OFL ka ky vend apo jo, këto 5. 8 milionë euro do ti vijnë buxhetit të shtetit apo jo, i janë sekuestruar pasuritë atij apo jo”, u shpreh ai.

Pritshmërisë ndaj SPAK

Megjithatë avokat Idajet Beqiri shtoi se nuk është optimist mbi ecurinë e SPAK, pasi sipas tij, ky organ duhet të jetë më agresiv dhe të ndëshkojë këdo që ka abuzuar dhe është përfshirë në zullume korruptive e kriminale.“SPAK po bënë diçka, por vetëm diçka, pra ata po justifikojnë pagën që marrin, por që unë mendoj se janë larg funksionit të tyre.

SPAK nuk u krijua si strukturat e tjera se ne prokurori rrethesh kemi dhe bënë punën e saj, por SPAK është strukturë e posaçme që u ngrit për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në vend që duam apo jo jemi një vend që kemi rënë që jemi në gropë që vendasit e vet nuk e duanë dhe SPAK duhet që të kuptojë se misionin e vet ka të sjell njerëzit këtu dhe të luftoj korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Për SPAK-un nuk duhet që të ketë pushim, ato dosje që ka duhet ti çoj për gjyq dhe jo ti mbaj atje. Problemi është i korrupsionit të lartë që i ka zënë frymën këtij vendi, shqiptarët janë vjedhur, në të gjithë tenderat, privatizimet janë bërë me korrupsion të lartë shtetëror, u është vjedhur nafta, Dajti, armët duke bërë edhe Gërdec. A ka ndonjë nga këta që po shkon në gjyq? Asnjë. Ata që nuk po jetojnë dot në vendin e tyre janë Shqipëria dhe shqiptarët dhe unë them se me punën e SPAK jam i pakënaqur”, nënvizoi avokat Beqiri. /Rigels Seliman