Moldavia fiton në transfertë ndaj Ishujve Faroe dhe komplikon disi situatën në Grupin E kualifikues të Euro 2024, një grup në të cilin bën pjesë edhe Shqipëria. Moldavët fituan minimalisht me shifrat 0-1 falë një goli të Ratës në minutën e 53-të.
Teksa pas këtij triumfi ngjiten në vendin e dytë me tetë pikë, po aq sa Çekia e vendit të parë dhe një pikë më shumë se Shqipëria e vendit të tretë.