osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Provat e bujshme që janë fshehur: Dosja e “Gërdecit” mban emrin e Berishës! SPAK “show” me listë me 90 dëshmitarë, funksionar të qeverisë, ish-zyrtarë të lartë të DASH, BE-së dhe NATO-s

Provat e bujshme që janë fshehur: Dosja e “Gërdecit” mban emrin e Berishës! SPAK “show” me listë me 90 dëshmitarë, funksionar të qeverisë, ish-zyrtarë të lartë të DASH, BE-së dhe NATO-s

“Strumbullari” i cili poqi të gjallë në “furrën” e Gërdecit 26 persona është Sali Berisha, që në emër të qeverisë pranoi dhe firmosi hapjen e fabrikës së demontimit, por dhe djali i tij, i cili tashmë është konfirmuar edhe zyrtarisht e privatisht nga dëshmitë e shumë bashkëpunëtorëve të tij në këtë biznes si kontrollues dhe përfitues kryesor prej këtij biznesi vrasës.

Si po thellohen hetimet për dosjen e “Gërdecit”

SPAK ka nisur hetimet për ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu në lidhje me shpërthimin e ndodhur në Gërdec në vitin 2008. Sinjalet se dosja pritet të çojë pas hekurave shumë zyrtarë u dhanë para pak muajsh që në momentin kur Aldo Bumçi, ish-ministër drejtësie në qeverisjen e Sali Berishës gjatë kohës që shpërtheu Gërdeci është marrë në pyetje nga SPAK. Drejtësia e re për herë të parë mori në pyetje Shkëlzen Berishën, për të dhënë shpjegime për shkresën zyrtare në atë kohë të Ministrisë së Drejtësisë, në cep të së cilës shkruhej “për Shkëlzen Berishën”.

Madje janë marrë brenda godinës së SPAK dhe dy ish-ministrat e tjerë të Berishës, Gazment Oketa dhe Fatmir Mediu. Po ashtu ditën e djeshme Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për gjykim të zakonshëm në procesin për tragjedinë e Gërdecit, duke u tërhequr nga vendimi i marrë më parë për gjykim të shkurtuar. Më 22 shtator gjykata do ta rifillojë procesin nga e para ku pritet të lexohet kërkesa për gjykim e prokurorisë e më pas, do të dëgjohen avokatët për përballjen gjyqësore me prokurorinë për çdo faqe të dosjes.

Vendimi i gjykatës për proces të zakonshëm u prit mirë nga avokati i familjarëve të viktimave të Gërdecit. Madje hetimet e thelluara pritet të marrin kthesë të madhe pas lëvizjes së Mediut. Ai paraqiti në Gjykatën e Posaçme një listë prej 90 dëshmitarësh të cilët kërkon të merren në pyetje. Lista nis me ish.zv.sekretarin e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes Gordon England, dhe vijon me ish-ministra të mbrojtjes në Gjermani e Itali, ish-zyrtarë të NATO-s në Tiranë, ish-ministra të mbrojtjes në qeverinë shqiptare, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të ushtrisë.

Pjesë e listës me 90 dëshmitare

Myqerem TAFAJ, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, i cili ka koordinuar proceset ndërmjet ministrive për vendimmarrje të qeverisë, përfshi edhe VKM 138/2007 për demontimin.

Bahri SHAQIRI, ish- Drejtori SHIK, i cili ka pasur detyrë për ndjekjen e veprimtarive që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare. SHAQIRI thirret të dëshmojë për informacione apo akte të mundshme në Gërdec të deklaruara prej tij pranë Këshillit të Sigurisë në mbledhjen e datës 21.03.2008.

Ahmet PREMÇI, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në periudhën e ngjarjes së Gërdecit, i cili thirret të dëshmojë për informacione dhe rezultate hetimi lidhur me veprimtari kriminale në Gërdec.

Sajmir KODRA, ish-Inspektor i Përgjithshëm pranë Kryeministrit për Shërbimin Informativ Kombëtar në kohën e ngjarjes, i cili ka pasur detyrën e vlerësimit të informacioneve të ardhura nga qendra operacionale e FA dhe nga Shërbimi Informativ Kombëtar.

Gëzim MUSABELLIU, ish-deputet i Komisionit të Sigurisë në Kuvend, i cili ka realizuar kontrollin e situatës së depove të armatim- municionit dhe ka qenë pjesëmarrës në seancën dëgjimore me Ministrinë e Mbrojtjes, Shefin e Shtabit dhe përfaqësuesin e ekipit amerikan të CUBIC.

Leonard DEMI, ish-deputet, kryetar i Komisionit të Sigurisë në Kuvend, i cili ka realizuar kontrollin e situatës së depove të armatim- municionit.

Pandeli MAJKO, ish-Ministër i Mbrojtjes, i cili ka miratuar dokumentet kryesore të sigurisë, urdhrat për menaxhimin e municionit të tepërt dhe shkatërrimin e tyre, si dhe kontratën me kompanitë private të financuara nga donatorët për demontimin.

Besnik MUSTAFAJ, ish-Ministër i Jashtëm në periudhën 2005- 2007, i cili ka qënë i ngarkuar për koordinimin e Komisionit Ndërministror të Integrimit në NATO, në përgatitjen dhe implementimin e detyrimeve të MAP (plani i detyrimit për anëtarësimin), si dhe negociatori kryesor në Këshillin e Atlantikut në Bruksel..

Ridvan BODE, ish- Ministër i Financave për periudhën 2005-2013, pjesë e miratimit të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.138/2007 për demontimin e municioneve të tepërta, si dhe miratimin e vlerësimin e buxhetit të mbrojtjes në kuadër të anëtarësimit në NATO.

Aldo BUMÇI, ish- Ministër i Drejtësisë në kohën e miratimit të vendimit të Këshillit të Ministrave për VKM nr.138/2007 për demontimin e municioneve.

Gjeneral Major Vito DI VENTURA, ish-Komandant i Shtabit të NATO-s për Tiranën për periudhën 2005-2006. Z.VENTURA ftohet të dëshmojë në Gjykatë rreth bashkëpunimit me Ministrinë e Mbrojtjes gjatë kohës së drejtimit të NATO-s në Tiranë, në kuadër të plotësimit të detyrimeve për anëtarësi në NATO; plotësimet e detyrimeve të MAP dhe PARP, raportet civilo-ushtarake; municionet dhe armatimet e tepërta, si dhe angazhimin e NHQ Tiranë në koordinimin me përfaqësi diplomatike të vendeve anëtare të NATO-s në Tiranë, për të mbështetur FA në demontimin e municioneve të tepërta.

Gjeneral Brigade Georgios MOUROUTSOS, Gjeneral Brigade, ish- Komandant i Shtabit të NATO-s për Tiranën për periudhën 2006- 2007. Z.MOUROUTSOS ftohet të dëshmojë në Gjykatë rreth bashkëpunimit me Ministrinë e Mbrojtjes gjatë kohës së drejtimit të NATO-s në Tiranë në kuadër të plotësimit të detyrimeve për anëtarësi në NATO; plotësimin e detyrimeve të MAP dhe PARP edhe në fushën logjistike, municionet e tepërta, raportotet civilo-ushtarake; municionet dhe aramatimet e tepërta, si dhe koordinimin me përfaqësi diplomatike të vendeve anëtare të NATO-s në Tiranë, për të mbështetur FA në demontimin e municioneve të tepërta.

Kolonel Louis L. BOROS dhe Z.Gregory CANNATA, drejtues të ekipit CUBIC, pranë Ministrisë së Mbrojtjes, të zgjedhur nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes për reformat dhe modernizimin e FA nga viti 2006 deri në 2013 Z.BOROS dhe Z. CANNATA thirren të dëshmojnë për vlerësimin e situatës të depove të armatim municionit dhe propozimet që ata kanë bërë me Shtabin e Përgjithshëm dhe me Zyrën e Kryeministrit, takimin më 28.02.2008 me Shtabin e Përgjithshëm për cështjen e demontimit; marrëdhëniet me Ministrin MEDIU dhe me Shtabin e Përgjithshëm; takimin me Kryeministrin dhe Ministrin MEDIU më 14 Mars (1 ditë para shpërthimit) për situatën e armatim municionit, si dhe praktikat e demontimit mbas ngjarjes së Gërdecit.

Gjeneral Major Buzz KIEVENAAR, ish-Drejtues i ekipit SAIC, i zgjedhur nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes nga viti 2001 deri në 2006 për modernizimin e FA. Z. KIEVENAAR ftohet të dëshmojë për vlerësimin e situatës së armatimeve dhe municioneve të bërë në vitin 2001 nga DOD(Departamenti i Mbrojtjes) me kompaninë SAIC të cilën ai drejtonte, hartimin e strategjisë ushtarake; ligjin për pushtetet dhe autoritet në FA dhe përgjegjësinë civile dhe ushtarake.

Provat që janë fshehur

Pjesa tjetër e dosjes, ajo e shitjes së fishekëve kinezë për Efraim Devirolin, është ende nën hetim. Pasi është një dosje tepër e rëndë korrupsioni dhe kjo. Janë mashtruar aleatët tanë amerikanë duka ua ‘futur’ sy për sy, pasi është paguar një kompani, ajo e Kosta Trebickës për paketimin e tyre në arka kartoni, duke fshirë dhe etiketat kineze.

Municionet kineze kanë qenë nën embargon e SHBA dhe këtë e dinin të gjithë, por më pas, për të pasur pesë lekë më shumë ia hoqën këtë punë dhe ia dhanë dikujt tjetër, mik i familjes Berisha, për të fituar pesë lekë më shumë në kurriz të shqiptarëve.

Pra shenja që ka lënë mos gjykimi i korrupsionit në Gërdec, nuk ka lidhje me aksidentin që ka ndodhur, por me lidhjet politike që çuan në një biznes arrogant, që nuk pyeste për askënd derisa ndodhi gjëma. Dhe kjo është historia e pahetuar dhe pagjykuar e Gërdecit. Kjo histori mbart emrin e Shkëlzen Berisha dhe Sali Berisha. Berisha duke shfrytëzuar pushtetin ka futur në lojë besnikët, që ky biznes do jetë i djalit të tij.