Ndarja e papritur nga jeta e presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit, ka marrë sot gjithë vëmendjen, jo vetëm të opinionit sportiv. Kanë reaguar shumë njerëz për këtë tragjedi, nga fusha të ndryshme të jetës.
Ka reaguar edhe Kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili ka postuar një status të shkurtër në faqen e tij zyrtare në facebook, ku shpreh dhimbjen për atë që e quan legjendën e gjallë të futbollit të Kosovës dhe jo vetëm.
Ja dhe statusi i Kryeministrit Rama:
LAMTUMIRË KAMPION – Fadil Vokrri mbetet legjenda e gjallë e futbollit jo vetëm ne Kosovë, po në kujtesën e çdo futbolldashësi shqiptar