Sot bëhen gjashtë vite pa aktoren e madhe të skenës shqiptare, Hajrie Rondo.
Aktorja ndërroi jetë moshën 66-vjeçare më 9 shtator 2017, pasi humbi betejën nga një sëmundje e rëndë.
E njohur më së shumti për publikun shqiptar në rolin e “Tanës” në filmin “Përrallë nga e Kaluara”, Hajrie Rondo ishte një aktoret më të mëdha të kinematografisë dhe teatrit shqiptar.
Ajo lindi në qytetin e Delvinës në vitin 1951, ku mori arsimin fillor dhe nisi të hedhë hapat e parë drejt artit.
Ajo ka interpretuar në të gjitha gjinitë e aktrimit dhe numëron mbi 40 role dhe në film 120 role të tjerë në teatër. Një pjesë të gjatë te jetës së ajo e ka kaluar në qytetin e Fierit, ku për një kohë të gjatë ka qenë një aktoret kryesore të teatrit “Bylis”.
Largimi i saj nga kjo jetë ishte një humbje e madhe për familjen, por edhe kinematografinë shqiptare.
Këshillit Bashkiak i Delvinës i ka dhënë e titullit “Qytetar Nderi” dhe ka vendosur bustin e aktores Hajrie Rondo në qendrën e qytetit. /Ekskluzive.al