Kohë tjetër, por fantazma të vjetra. Nëse Maqedonia e Veriut la jashtë Botërorit Italinë, kombëtarja e drejtuar nga Milevski barazoi sonte 1-1 ndaj Axurrëve në National Arena Toshe Proeski (Skopje), në takimin e luajtur për kualifikueset e Euro 2024.
Nuk mund të jetë i lumtur trajneri i italianëve, Lucciano Spalleti, i cili debuton me barazim.
Immobile vendosi ndeshjen në shinat e duhura në minutën e 47-të, por në të 81-tën, lojtari shqiptar Enis Bardhi prishi festën mike pasi barazoi ndeshjen. Italia ka grumbulluar 4 pikë dhe është në vendin e dytë në grupin C, po aq sa kanë edhe maqedonasit.