osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Të ndihmova me lekë, më shkatërrove”! Zbulohen SMS-të e Xhaferr Matës për Xhuljeta Çunin para vrasjes

“Të ndihmova me lekë, më shkatërrove”! Zbulohen SMS-të e Xhaferr Matës për Xhuljeta Çunin para vrasjes

Viktimat e krimit të pasionit shënuar një ditë më parë në lagjen ‘Don Bosko’, në Tiranë, janë përcjellë për në banesën e fundit. Nga hetimet paraprake të policisë, rezulton se shkak i krimit kanë qenë marrëdhëniet e acaruara dhe refuzimi për t’u rilidhur që Xhuljeta Çuni i bënte Xhaferr Matës.

Report Tv ka zbardhur disa nga mesazhet e shkëmbyera së fundmi mes dy të rinjve. Një ditë para krimit Mata bënte përgjegjës Çunin, ku i shkruante “Më detyrohesh shumë, prej teje shkatërrova familjen, lashë gruan dhe fëmijën, të kam ndihmuar dhe me para”.

E reja ka refuzuar t’i përgjigjet mesazheve të Matës, të cilin disa herë e kishte denoncuar në Komisariatin numër tre për kërcënim, përndjekje dhe mesazhet fyese. Por paçka shoqërimit nga policia, Mata kishte premtuar tek Inspektori i Rendit në zonë se nuk do t’i sillte më asnjë shqetësim 19-vjeçares Xhuljeta Çuni.

Policia e Shtetit ka marrë masa për të shmangur konfliktet mes dy familjeve, duke vendosur patrullime të shtuara në zonë dhe duke mbajtur në vëzhgim familjarët e dy familjeve, bëjnë me dije burime për Report Tv.

Siç shihet në fotot e mëposhtme, forca policore janë vendosur përreth shtëpisë së 31-vjeçarit për të shmangur thellimin e tragjedisë.