“Spiuni iranian” Daniel Abed Khalife ka zënë faqet e para të mediave britanike pasi u arratis në mënyrë spektakolare nga burgu i Wandsworth të mërkurën në mëngjes.
Për gjetjen e Khalife, një ushtar i trajnuar ka nisur një operacion edhe nga Komanda Kundër Terrorizmit. Policia britanike ofron një shpërblim prej 20 mijë £ për atë që jep informacione që do të çonin në arrestimin e tij.
Khalife u arratis nga burgu duke u fshehur poshtë një kamioni mallrash pasi doli nga kuzhina e burgut me uniformën e një kuzhinieri.
Hetuesit kanë marrë informacion se një person që i përshtatej përshkrimit të Khalife ishte parë duke u larguar nga një furgon pranë hyrjes jugore të rrethrrotullimit Wandsworth.
Më vonë edhe një shitës dyqani njoftoi se kishte parë “një tip të gjatë, të dobët me flokë të errët” të cilin më vonë e lidhi me imazhin e Khalife kur e pa në TV. Autoritetet kanë vendosur një alarm mbarëkombëtar që ka çuar në forcim të sigurisë në porte dhe kufij.
Policia tha se Khalife nuk përbën kërcënim për publikun e gjerë, por këshillon njerëzit që të mos i afrohet atij dhe të telefonojë menjëherë 999. Më shumë se 150 oficerë janë përfshirë në këtë operacion.