Një tentativë për të vjedhur ka përfunduar si mos më keq për një 26 vjeçar indian.
I riu me precedent të mëparshëm për grabitje ka tentuar të vjedhë një të moshuar në rrugë, por është kapur dhe rrahur nga kalimtarët që po kalonin aty pranë të cilët siç shihet në video e godasin me shqelma e grushte për disa minuta.
Skena ka ndodhur dje në lagjen Quarticciolo të Romës. Momenti kur hajduti rrihet nga disa kalimtarë u filmua nga një banor i zonës dhe më pas u shpërnda në rrjete sociale duke u bërë virale.
Më pas i riu Indian u arrestua. Ndërkohë, nisur nga dhuna ndaj tij që shihet në pamje, karabinierët nisën hetimet edhe për qytetarët që e sulmuan fizikisht me shqelma e grushta.
https://zebra.cdnja.co/v/zv/ZvPAg.mp4?token=lQZjIYNR-2C5JODDeSpXlg&expires=1694209129