Sfida nisi mjaft mirë për kuqezinjtë e Alban Bushit, të cilët në minutën e 28’ kaluan në avantazh me Stiven Shpendin dhe 10 minuta më vonë ishte Rexhepi ai që dyfishoi shifrat.
Në pjesën e dytë vendasit ishin më kërkues, duke gjetur golin në minutën e 86’ me Tarakhçjan dhe duke rihapur sfidën. Në minutat shtesë, të cilat ishin 14 për shkak të një situate me dritat në stadium të cilat ikën për disa moment, Shpresat arritën të ruanin rezultatin dhe të mernin kështu tre pikët.
Sfida e radhës për Shqipërinë do të jetë kundër Rumanisë në shtëpi pas katër ditësh e vlefshme për grupin E, ku do të tentohen sërish tre pikët.
REZULTATI:
ARMENI U21-SHQIPËRI U21 1-2
Tarakhçjan 86′ / S. Shpendi 28′, Rexhepi 38′