Kryeministri Edi Rama, ka publikuar dje një material mbi gjyqin që po zhvillohet kundër ish-Presidentit Thaçi dhe udhëheqësve të tjerë të UÇK-së në Hagë.
Rama, duke komentuar përplasjen e ashpër të avokatit Ben Emmerson dhe dëshmitarit Fred Abrahams në seancën në Hagë, tha se ky gjyq po kthehet në një barrë në ndërgjegjen e botës demokratike.
Ai thotë se balta e propagandës kundër UÇK-së ka ngjitur deri në raportin e një organizate prestigjioze si Human Rights Watch.
Sipas tij pas kësaj seance ndjehesh keq për ideatorët e kësaj trupe speciale, e cila deri më tash special ka vetëm misionin e saj të pamundur të prokurorëve të saj, për të provuar se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë kriminelë lufte.