osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sfida delikate ndaj Çekisë, trajneri Sylvinho përvijon formacionin. Dilema e vetme në sulm

Sfida delikate ndaj Çekisë, trajneri Sylvinho përvijon formacionin. Dilema e vetme në sulm

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar mbrëmë seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Fortuna Arena” të Pragës, duke mbyllur kështu edhe përgatitjet për duelin e rëndësishme të kualifikueseve të “Euro 2024” ndaj Republikës Çeke.

Kuqezinjtë, nën drejtimin e trajnerit Sylvinho dhe stafit teknik, u stërvitën për më shumë se një orë në stadiumin e ndeshjes, duke provuar vendosje taktike dhe situata të ndryshme loje.

Forma e lojtarëve është e mirë dhe deri më tani nuk ka probleme fizike për asnjërin, me atmosferën që është shumë pozitive dhe i gjithë grupi është optimist për një rezultat të mirë.

Sfida Republika Çeke-Shqipëri do të luhet më 7 shtator 2023, ora 20:45 në stadiumin “Fortuna Arena” të Pragës, sfidë e vlefshme për eliminatoret e “Euro 2024”

Në seancën e fundit stërvitore, trajneri Sylvinho ka provuar edhe formacionin e mundshëm që pritet të hedhë në fushë sonte. Nuk do të mungojnë surprizat për sa iu përket i tutllarëve.

Porta do t’i besohet Etrit Berishës, ndërkohë që në mbrojtje pritet të rreshtohen: Elseid Hysaj nga e djathta, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti në qendër, si dhe Mario Mitaj nga e majta. Gjasat janë të mëdha që Balliu ta nisë nga stoli dhe Sylvinho t’i besojë Mitajt, që bëri mjaft mirë në ndeshjen e fundit me kombëtaren ndaj Ishujve Faroe.

Mesfusha pritet të formohet nga treshja Ramadani, Asllani dhe Bajrami, të tre futbollistë që luajnë në Serie A. Për sa i përket sulmit, ka balotazh në krahun e majtë mes Uzunit dhe Seferit. Trajneri Sylvinho do të vendosë para ndeshjes për këtë vend titullari, ndërkohë që Cikalleshi në qendër dhe Asani nga e djathta janë të sigurtë.

FORMACIONI I MUNDSHËM: Berisha – Mitaj, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj – Bajrami, Ramadani, Asllani – Uzuni (Seferi), Cikalleshi, Asani.