E thërrisnin “njeriu i pyllit”, ndësa ai vuante nga hypertrichosis (qime të dendura). U martua me Katerinën e bukur dhe patën 7 fëmijë!
Shumë nga përrallat që na tregonin kur ishim të vegjël u bazuan në histori të vërteta. Një nga këto, ndoshta edhe më e veçantë, ishte “E Bukura dhe Bisha”
Shkrimtarja, Gabrielle-Suzanne Barbot de Villeneuve, përshkruan historinë e vërtetë të dashurisë së Petrus Gonsalvus (ose Pedro Gonzalez) me Catherine. Gonsalvus, i lindur në Tenerife në 1537, u bë i njohur si “njeriu i pyllit”. Vuante nga hypertrichosis dhe për shkak të kësaj sëmundjeje, fytyra dhe trupi i tij ishin të mbuluara nga qimet.
Më 1547, mbreti Henri II i Francës, kërkoi ta shihte nga afër dhe kështu u paraqit në oborrin mbretëror. Henry II dalloi fisnikërinë dhe mirësinë e Gonsalvus dhe donte ta ndihmonte.
Mbreti nuk e dinte nëse një njeri në formën e Petrusit ishte në gjendje të përmirësonte pamjen, sepse dhe ai vetë nuk mund të dallonte nëse ishte njeri apo kafshë.
Kështu gruaja e mbretit Henri, Katerina e Medikëve, mori përsipër t’i gjente një bashkëshorte për të zbuluar dhe ndjekur natyrën e tij. Madje, mendonte se, sa më e bukur të ishte gruaja që do martohej me të, aq më mirë do ishte. Zgjedhja e saj e parë ishte vajza e një nëpunësi gjyqësor, transmeton ‘konica.al’.
Katerina e bukur, dukej ideale për mbretëreshën.
Megjithatë, nuk mund të shpërfillte mundësinë e mohimit për shkak të gjendjes dhe paraqitjes së keqe të Gonsalvus. Marrëdhënia që u zhvillua midis çiftit, nga momenti i parë çuditi të gjithë. Katerina, u mësua menjëherë me pamjen e burrit të saj dhe e kuptoi shumë shpejt, se Petrus ishte njeri dhe jo kafshë. Patën 7 fëmijë, katër prej të cilëve vuajtën nga hypertrichosis. Fëmijët e “sëmurë” iu dhanë familjeve aristokrate, gjë që dëshpëroi çiftin, por kurrë nuk arritën të reagojnë.
Të dy u vendosën në Itali. Në vitin 1618 Gonsalvus vdiq dhe Catherine mbeti vetëm, u nda nga jeta në vitin 1623, duke lënë shumë pyetje pa përgjigje për njerëzit, që shihte që ky çift në dukje nuk shkonin por jetoi i lumtur për shumë vite. Historia e tyre pushoi së përhapuri dhe gjeneratat e ardhshme nuk e dinin ekzistencën e tyre.
Gabrielle-Suzanne Barbot de Villeneuve, shkrimtare e shekullit të 18-të, përshkroi historinë, duke e përjetësuar atë. “E Bukura dhe Bisha” është një version i librit të Villeneuve “La Belle et la Bette” dhe është përralla më e përhapur, që përshkruan zbulimin e mirësisë dhe fisnikërisë brenda njeriut.