osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Copëza nga jeta e një legjende! “Ngacmoi” infermieren? Si u dënua Kadri Roshi për… imoralitet

Copëza nga jeta e një legjende! “Ngacmoi” infermieren? Si u dënua Kadri Roshi për… imoralitet

Përpara viteve ’90, duhet të mendoje e të veproje ashtu siç donte partia, mendime të dyta nuk mund të kishte, në të kundërt kishte pasoja. Nuk mund ta ndërtoje as jetën personale si doje. “Njeriu i ri”, duhet të ishte krejt i “përkorë”. Sepse Kadri Roshi, guxoi e “I futi duart” infermieres në spital, u dënua me punë në guroret e Dajtit, le të kishe ndonjë vëlla të arratisur apo njollë në biografi!!!

Në librin e tij me kujtime, “Të pathënat”, promovuar kohë më parë, një nga regjisorët më të mirë shqiptarë, Muharrem Fejzo (tashmë i ndjerë), ndau me publikun ca nga ato sekretet e paskuintave.

Përpara se një film të merrte formën që ne shohim në ekran ai duhet të kalonte një rrugë të gjatë, shpesh peripetike, që as mund të imagjinohen. Nuk ishin çështje që lidheshin thjesht me krjimtarinë, por edhe me jetën personale të artistëve.

Një nga ata filma që ka pasur jo pak pengesa, ka qenë “Fijet që priten”, një nga rolet kryesore, atë të Marko Ruvinës e luan Kadri Roshi.

Por nuk kishte qenë e lehtë ta sillje në sheshxhirim. Fejzo tregon se në atë periudhë (1975), Kadriu ishte i dënuar për “imoralitet” me punë të detyruar në Dajt, pas shumë ndërhyrjesh u bë e mundur pjesëmarrja e tij në film.

Më poshtë mund ta lexoni rrëfimin e Muharrem Fejzos
Në mes të ngacmimeve të shumë leximeve, gjeta dhe novelën e Neshat Tozajt, “Fundi i një brenge”. Në fund të filmit “Operacion zjarri” është një batutë e “Kometës” (Ministrit të Brendshëm): “Nëse gjatë kësaj kohe na është dashur të ndeshemi me zjarr, ka ardhur koha të ndeshemi me kravatë! Dhe ajo kravatë, do të ishte si “Kravata e Stolipinit”, i cili armiqtë e regjimit në Rusi i shkonte me litar në fyt! E kisha parapëlqyer xhirimin e filmave “aksion”.

Trama e novelës e përmbante këtë dëshirë. Ishte fundi i muajit maj, kur u takova me autorin e novelës, Neshat Tozaj, që në vështrimin e parë, pashë në atë fytyrë të mprehtë një vështrim të zgjuar, zhbirues.

Trupi i tij i dobët, fytyra e zbehtë prej intelektuali, dora e akullt, të jepnin të kuptoje se kishe të bëje me një njeri që ushtronte profesionin e kriminalistit. Fjalë pak, një mikrofizionomi e lexueshme me vështirësi, më krijoi shtysën për ta ndezur pak bisedën, temperamenti im sanguin nuk përkonte fare me atë “flegmë” të gjallë.
Nuk m’u desh shumë kohë për të zbuluar tek ai një të fshehtë që e ruante me kujdes. Nuk besonte se me të vërtetë novela e tij do të gjente fatin të ekranizohej, kishte dëgjuar se në Kinostudio regjisorët bënin shumë propozime, por që nuk gjenin rrugën e realizimit skenik.

Ishte sedërli i madh. Mbas disa takimesh u bind se unë e kisha seriozisht. Atëherë fytyra iu çel dhe zbulova tek ai një humor të zgjuar prej labi të mençur. Mendova për një çast, meqenëse ai nuk e njihte gjuhën e filmit, se do të shprehte dëshirën për bashkëpunim në skenarin letrar, si kisha vepruar me Markun.

Më kot u përpoqa t’i shpjegoj vështirësitë e gjetjes së mjeteve shprehëse të veprës letrare, që kërkojnë ekuivalentin artistik të gjuhës së kinemasë, një tik nervor u shfaq në fytyrën e tij imcake. E shkroi vetë skenarin.

Patëm shumë fërkime derisa gjetëm udhën e bashkëpunimit, mbas shumë humbjeje kohe për vështirësitë burokratike dhe mbasi skenari kaloi në filtrin e instancave përkatëse të zbulimit, më dhanë grupin e xhirimit.
Isha i kënaqur me njerëzit që do të drejtoja në këtë film. Petraq Lubonja operator, piktor Namik Prizreni dhe drejtor Josif Kromidha. Asistentë, aktori Petrit Llanaj e Xhezair Dafa. Përpara se të shkruaja skenarin tekniko-regjisorial, ndjeva shtysën të përcaktoja aktorët që do të mishëronin rolet.

Fototeka dhe albumet te fotografi Agim Vërzivolli dhe fotot e tjera që do bënim në takime me aktorët, do të më vinin në ndihmë për zgjedhjen sa më të mirë, kujtesa është si një rrjetë.

Ndonjëherë e gjen atë plot peshq kur e nxjerr nga lumi, por rrjedha e pafund e ujit që kalon nëpër të, shpesh nuk lë asgjë në rrjetë. Për fatin tim të mirë, kam ruajtur me kujdes shënimet për çdo film nëpër ditarë.

I tillë është dhe ditari gri. Në syprinën e tij është shënuar dita e fillimit të punës për ekranizimin: “FUNDI I NJË BRENGE”- 16.9.’75. Papritur realiteti u duk aq i ngatërruar, sikur do të rrëfeje një makth!
Asistentët duhet të shkonin në transhe për gërmime, operatori është i zënë me një relacion partie. Të tjerë pjesëtarë të grupit janë të angazhuar me filma, të cilët nuk kanë mbaruar ende.

Për pjesëmarrjen e aktorëve të Teatrit Popullor, duhet biseduar me drejtorin V. Aristidhi. E pres me dëshirë takimin me të, isha i sigurt që ai do të më ndihmonte. Problemi më i pazgjidhshëm ishte Kadri Roshi.

Ai ishte ndëshkuar nga organizata e partisë e teatrit për “imoralitet” dhe e kishin çuar për riedukim në guroren e malit të Dajtit! Ishte për të qeshur dhe për të qarë.

Shpifja: (Kadriu, kur ishte i shtruar në spital, nuk e di përse, i kishte futur duart infermieres…!). Mjaftonte kjo që komunisti Kadri të jepte llogari përpara shokëve të partisë.

Shoku Vaskë tha duke qeshur: “Ce de, u bë qameti, se i shkau dora Kadriut dhe u fut në shalët e infermieres! Po dhe ajo kuçkë e madhe.

Vetë ia ziente gjakun Kadriut të varfër me gjithë ato sisë që sa nuk i merrnin firomën, kur i vinte termometrin. Vetëm komiteti i partisë mund t’i japë dum këtij muhabeti. Unë nuk të ndihmoj dot, më vjen keq”.
Si tani më kujtohet ajo mbledhja e shëmtuar, kur do të hiqnin nga posti i drejtorit Vaskën.

Ishte ulur pranë meje dhe më kish porositur në rrëzë të veshit: “Dëgjo! Kur të flas unë dhe do të them ndonjë broçkull nga ato të miat, ti më shkel këmbën, a e kuptove?! Nuk m’u dha rasti të bëja atë sakrificë, se nuk e lanë të fliste. E mbytën me kritika të ashpra e vërejtje të pafunda, sidomos shoku Manush Myftiu.

Ai përpëliste sytë e lëshonte zjarr nga goja. Unë e mbrojta shokun Vaskë: “Është e lehtë t’i heqësh stolin njeriut që do të varet. Po këtu nuk është rasti.

Le të vëmë në peshore kontributin dhe gabimet e tij…”, fola unë dhe goja m’u shtrembërua nga emocioni. Kundërshtarët u ngritën një zëri me në krye shefin e redaksisë. Mbrojtësit, që ishin pakica, folën dhe ata.

U ngrit një zhurmë e madhe dhe vetëm ngritja më këmbë e shokut Manush e mpiksi mbledhjen: “Edhe një, sikur të kishte vërejtje për këtë drejtor, ai duhej pushuar, jo më që është një kolektiv i tërë.. ja kështu! Minella Borovën, Komiteti i Partisë së Korçës nuk e lejonte.
Punë biografie. Zhani Zeçishtin, po. Llazi Sërbo, kur mori vesh se në të njëjtin rol do të provohej dhe Kadri Roshi, iku i inatosur. I bindur se nuk do ta fitonte garën me të.

Nga Instituti i Lartë i Arteve u kërkua Vangjush Furxhi e Timo Flloko, Yllka Mujo, Robert Ndrenika, Roza Anagnosti e të tjerë.

Nga Durrësi, Aishe Stari, Gulielm Radoja, nga Elbasani Demir Hyskja. Nga Shkodra Serafin Fanko e Frederik Fistani, e kështu me radhë…

Po kalonte muaji dhe Ministria e Arsimit dhe ajo Brendshmja nuk po jepnin vërejtjet e tyre. Kinostudioja dhe teatrot ishin në luftë si në tërheqje litari, për pjesëmarrjen e aktorëve.

Prapavija ishte shumë mbrapa me pajisjet: kostumet, grimi, rekuizita e rëndë dhe e lehtë. Ndriçimi po ashtu. Vazhduam me shikimin e vendeve. Erdhi 1 dhjetori dhe problemet gëlonin mbi ujë.

Pjesëtarët e grupit ishin shpërndarë: kush në transhe, kush në punën fizike, kush në mbledhje partie, zbor, ndërtesë me kontribut vullnetar, e të tjera si këto. Ajo që më ndillte pasiguri, ishte marrja e Kadri Roshit.
Në Komitetin e Partisë ndesha me një shok të mirë, Thanas Nikën. Mbasi ia shtrova problemin, ai e mbuloi me një mirëkuptim prej ithtari të kinemasë. E takova Kadriun në oborrin e teatrit.

Hapi krahët dhe më pushtoi fort pa thënë asnjë fjalë. Sytë iu skuqën e iku pa më thënë as mirupafshim… Në mes të dhjetorit ishte planifikuar fillimi i xhirimeve. Më rrapt! Mungonte një pjesë e mirë e grupit realizues dhe, mbi të gjitha, nuk kishte elektricistë!

Kadri Roshi njofton se do të pushojë deri të enjten. Kostumet nuk janë gati. Mblidhet shtabi.

Ekipi i përgjysmuar. Njoftohet Todi Bozo, nëndrejtor i prodhimit. Vendosa të punoj në tavolinë me aktorët: Robert Ndrenika në rolin kryesor.

Kadri Roshi në atë të Marko Ruvinës, antagonistit, Rozën dhe Demirin në familjarët që bartin brengën, Reshatin në rolin e Sami Amenit, Serafinin në atë të Klarkut, turistit, ndërsa për bukuroshen Kres, mora një arsimtare mjaft joshëse, e kështu me radhë.

Fund viti. Xhiruam disa plane të mundshme me personazhe të dorës së dytë, figurantë dhe plane atmosfere. U xhirua me “brekë nëpër këmbë”, se të gjithë e kishim mendjen te fëmijët, dhe si do ta kalonim Vitin e Ri, i cili po trokiste në derë.
E lamë lodhjen, shqetësimet, zënkat e mëritë mbrapa portës me kangjella hekuri të Kinostudios dhe vërshuam drejt familjeve tona për të festuar Vitin e Ri 1975…

“E sotmja gjykon të djeshmen, të sotmen e gjykon e nesërmja” Viti i Ri hyri me ngërçe të shumta në planin kalendarik të xhirimeve.

Mbi të gjitha: kërkonin që filmi të mbaronte në muajin shkurt dhe premiera ishte caktuar më 20 mars! Kishin marrë angazhim përpara partisë dhe ministrisë pa na pyetur fare. E kishin bërë dasmën pa hanxhinë.

Episodi i takimit të Marko Ruvinës (Kadriut) me Aishe Starin në dhomën e beqarit plak do të vinte bashkëpunëtorja.

I them Kadriut: “Kur ta përlash Aishen, zhytja duart në bel dhe përfshije mirë. Pastaj mbas shpine, ngjitja gishtat sikur të ngjitej një merimangë”. Ai nuk foli. Mbylli sytë në shenjë aprovimi (Me gjithë tekat që kishte, ishte një kënaqësi e madhe të punoje me atë aktor kalibri.
Në sheshin e xhirimit ai i bindej regjisorit me një politesë mbresëlënëse. Të krijonte bindjen se të kishte kuptuar fluturimthi.

Nuk e di në e bënte këtë për sy e faqe apo me gjithë mend, por rezultati i lojës së tij virtuoze, artit të tij vetanak, plotësonte kërkesat e të dy palëve).

Filloi xhirimi. Ishja zbërthen pardesynë. Jashtë kërcen gjoksi i saj i bëshëm provokues. Kadriu gëlltitet.

Duke dialoguar, ai e përfshin për beli dhe filloi t’i ngjitë gishtat tamam si merimangë. Kamera ndjek atë lëvizje. Detaji është shprehës.
Kur gishtat arrijnë afër flokëve të Ishes, ai i lidhi gishtat gërshetë dhe i ktheu pëllëmbët nga ne. U duk sikur po na jepte munxët. -Stop! Kadri, po kjo ç’është?”, i flas.

Ai me duart e lidhura dhe kokën që i dridhet, foli me një zë tallës: – Gurorja, Muharrem. Gurrrorrrrja! Kur xhirimet dhe montimi, dublimi e të tjera kishin mbaruar, drejtori solli kompozitorin Shpëtim Kushta…/aktoret.com