osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ja kush është konfigurimi i sofrës së babait të Zenit! Shumica klientë të SPAK: Nga Mediu i Gërdecit, te Duka i klanit të Zemunit, Bardhi i vrasjes së Pjerin Xhuvanit, Noka i vilës 760 mijë euro, te deputeti xhepist i Hipotekës dhe “non-grata” Berisha

Ja kush është konfigurimi i sofrës së babait të Zenit! Shumica klientë të SPAK: Nga Mediu i Gërdecit, te Duka i klanit të Zemunit, Bardhi i vrasjes së Pjerin Xhuvanit, Noka i vilës 760 mijë euro, te deputeti xhepist i Hipotekës dhe “non-grata” Berisha

Rikthimi i fuqishëm i Lulzim Bashës në politikën aktive dhe rikonfirmimi në krye të Partisë Demorkatike zyrtare, ka bërë që deputetë të PD dhe opozitës që deri dje bënin sikur e sulmonin Sali Berishën, të nxjerrin kokën dhe të shfaqen hapur krah “non gratës”, duke u konfiguruar kështu rreth sofrës së babait të Shkëlzenit.

39 deputetë të listës së Partisë Demokratike dhe 4 aleatë u mblodhën dje për të dalë me një qëndrim të përbashkët se si do të funksionojë ky grup në Kuvend. Kjo mbledhje e nxitur në prapaskenë nga Sali Berisha, u thirr nga deputeti Gazment Bardhi, teksa rra në sy fakti se shumica e deputetëve që morën pjesë në takim janë akuzuar për afera korruptive, madje një pjesë e tyre janë klientë të SPAK, për shkak se po hetohen për zullumet ku janë përfshirë.

Edhe pse media të paguara nga Berisha u përpoqën ta shisni këtë takim si suksese dhe se sipas tyre, atje ishte grupuar opozita e vërtet, faktet flasin ndryshe. Gazeta “SOT” i ka bërë një analizë të shpejtë profilit të disa prej deputetëve që morën pjesë në takimin e thirrur nga Gazment Bardhi, ndërkohë që rezulton se ata janë me damkë.

Mediu i përfshirë në tragjedinë e “Gërdecit”

Kështu festivalin e deputetëve me “njollë” e hap ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili akuzohet se në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve që është zhvilluar në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, në fshatin Gërdec, në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona që kanë pasur cilësinë e ushtarakut kuadër komandues, ka nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin.

Sipas SPAK, Mediu ka dëmtuar interesat e shtetit dhe ka favorizuar 2 kompanitë, “SAC” dhe “Albademil”. Për këtë çështje ai akuzohet për “shpërdorim detyre”.

Duka i klanit të Zemunit

Një tjetër deputet që është shfaqur dje në sofrën e babait të Shkëlzenit, Sali Berishës është kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka. Teksa sot e ka në krah, Sali Berisha ka artikuluar akuza nga më të rëndat në adresë të Armand Dukës, nga viti 2002 deri në vitin 2016, duke mos kursyer as vëllanë e tij, Agron Duka, ish-ministër Bujqësie në qeverinë e Fatos Nanos, sot deputet i zgjedhur në siglën e Partisë Demokratike. Madje, në vitin 2005, Sali Berisha erdhi në pushtet edhe me premtimin se do të çlironte FSHF nga Klani i Zemunit.

Berisha e konsideronte Armand Dukën si kreun e Klanit të Zemunit në Shqipëri. Klani i Zemunit (serbisht Zemunska Klana) është një organizatë famëkeqe mafioze, e themeluar në fillimet e viteve ’90 në një lagje në periferi të Beogradit me emrin Zemun, nga e cila e ka marrë edhe emrin organizata. Klani akuzohet edhe për vrasjen e kryeministrit Zoran Gjingjiç.

Berisha akuzonte si pjesë të Klanit të Zemunit edhe Agron Dukën dhe Lefter Kokën, akuza të cilat gjithsesi nuk u vërtetuan. Berisha akuzonte si pjesë të Klanit të Zemunit edhe Agron Dukën dhe Lefter Kokën, akuza të cilat gjithsesi nuk u vërtetuan. Berisha ka akuzuar për pastrim parash dhe trafik droge edhe Agron Dukën, i cili ishte bashkëpronar i pularisë me Armand Dukën.

Noka i vilës 760 mijë euro,

Por nuk ndalet me kaq, pasi mënyra dhe format e pretenduara nga politikanë për shtimin e pasurisë, janë sa magjepse aq edhe sfiduese për SPAK. I tillë është rasti i ish-ministrit të Brendshëm, Flamur Noka, i cili ishte dje në takimin e thirrur nga Bardhi, ndërkohë që rezulton se ndaj tij janë hedhur akuza të ndryshme.

Më konkretisht, disa muaj deputeti Noka është akuzuar nga Gazment Bardhi që e thirri dje në takim, si pronar i fshehtë i një vile me vlere të pretenduar 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit. Ndërkohë më parë, Noka është akuzuar nga ish-deputeti i PS-së Alket Hyseni se ka përfituar tre apartamente në një pallat në Sarandë, ndërtuar për të pastrehët. Pra duket qartë se në tryezën e djeshme të thirrur nga çifti Berisha-Bardhi shumica e të pranishmëve kanë akuza mbi supe.

Akuzat ndaj Gazment Bardhit

Sakaq, një tjetër deputet me damkë është organizatori i takimit të djeshëm, Gazment Bardhi. Ky i fundit pak muaj më parë është akuzuar nga ish-kryeministri Sali Berisha si “përgjegjës direkt politik”, për vrasjen e ndodhur në Elbasan para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të vitit 2021. Sot Berisha dhe Bardhi janë ulur në një sofër, pasi si politikanë pa moral që janë, nuk e kanë problem t’i kapërdijnë akuzat që kanë hedhur ndaj njëri-tjetrit.

“Gazment Bardhi lufton për të shpëtuar shpirtin e tij, unë e kuptoj luftën që bën për të shpëtuar shpirtin, por prapë është i pashpresë, është i pashpresë. Të zbardhë një herë të mos i thurë lavde SPAK se do i japim atë shans apo këtë shans, po të zbardhë rolin e tij në vrasjen në Elbasan, e them sepse ai nuk ishte, askush s’është për t’u vrarë në konceptin tim, jo ne jemi vend pa dënim me vdekje. Bardhi … përgjegjës direkt politik për atë gjakderdhje në një lagje që mund të mos ketë pasur gjakderdhje ndonjëherë.

Para se të rrijë të merret me këto të shkojë të japë sqarime”, deklaronte një vit më parë Berisha. Nga ana tjetër, personazhi kryesor që mori po aq vëmendje dje sa Gaz Bardhi, është ish-kryeministri Sali Berisha i shpallur “non-grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Ky i fundit në këto 30 e ca kusur vite demokraci është akuzuar për vrasje, plaçkitje, rrëmbime, torturime, grabitje, përfshirje në aferë të rënda korruptive dhe minim të demokracisë. Vepra e tij që do e përndjek edhe në varr është maskara e 21 janarit e vitit 2011, ku gjatë protestë së opozitës së kohës, me urdhër të Berishës, Garda e Republikës vrau 4 protestues të pafajshëm në mes të Bulevardit Dëshmorët e Kombit në Tiranë.

Salianji i skandalit “Babale”

Ndërkaq, një tjetër personazh kontravers është deputeti Ervin Salianji. Ky i fundit disa muaj më parë akuzonte dhe hidhte vrer ndaj Sali Berishës, të cilit sot i rri pranë dhe flet me superlativa. Rasti më i freskët është ai i 8 janarit të vitit 2022, ku demokratët nuk u lejuan të hynin në seli dhe Salianji u shfaq me shkop në duar, në mbrojtje të Lulzim Bashës, i cili gjendej brenda selisë, i rrethuar nga njerëz të armatosur.

Në fund të vitit 2022 gjatë një takimi në Korçë, Salianji, fliste për llum dhe “non grata”. Deklaratat janë me zë dhe figurë, por sot që ka kaluar ylberin dhe është bërë me Berishën po ua rikujtojmë ne. “Ish-punonjës tatimesh që ishin aty, një përfaqësues tjetër, një bastexhi që më shumë rri në burgje sesa jashtë ishte aty për të kërkuar nga një parti aleate për t’u bërë gjasme demokrat sepse këta i bashkon një gjë, i bashkon llumi i bashkon ‘non grata’, i bashkon dëmi që duan t’i bëjnë Partisë Demokratike kudo cep e më cep”, shprehej Salianji.

Kujtojmë se ky i fundit është shpallur fajtor për veprën penale “Kallëzim i rremë” në lidhje me çështjen “Babale”, ku u dënua nga gjykata e Shkallës së Parë me 1 vit burg. Çështja është në Gjykatën e Apelit, e cila nëse do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë, deputeti Salianji rrezikon burgun.

Saimir Korreshi

Mirëpo sot që flasim përveç grupit stoik, lëvizjes antiamerikane të Sali Berishës i janë bashkuar edhe disa deputetë si Lefter Gështenja dhe Saimir Korreshi. Ky i fundit është zgjedhur deputet falë Lulzim Bashës, megjithëse si mosmirënjohës që është ka nisur të hedhë vickla kundër tij. Deputeti Samir Korreshi i bërë edhe më i famshëm pas fjalimeve me batuta të mbajtur në Kuvend, nuk është edhe aq i panjohur. Në vitin 2019, ai ishte pjesë e një video-denoncimi që një qytetar dorëzoi në “Fiks Fare” në lidhje me skandalin e radhës të pronave në Lushnje, ku kësaj here “lufta” bëhet për shtëpinë dhe truallin e këngëtares së famshme Vaçe Zela.

Në videon e shfaqur nga Fiks Fare, qytetari takon edhe Saimir Korreshin, ish-drejtor i Hipotekës së Lushnjes dhe në momentin e këtij takimi avokat. “Fiks Fare” faktoi me dokumente, zë dhe figurë të gjitha falsifikimet, madje edhe një ryshfet prej 1 milionë lekësh që i është dhënë një zyrtari në vitin 2011, që dyshohet se ka qenë Samir Korreshi. Madje, këtë fakt e pranon edhe ish-zyrtari, tashmë avokat. Por, sërish prona nuk është regjistruar, pasi herë pas here dalin dokumente që janë falsifikuar.

Gjatë investigimit disa javor, gazetarët e Fiks Fare faktuan se edhe një dokument tjetër i viti 2018 rezulton i falsifikuar. Por, prokuroria nuk ndërmerr asnjë veprim prej 1 viti e gjysmë, duke pritur parashkrimin e veprës penale”, thuhet në një artikull të gazetës “Shqip”. Pra, si duket kjo dosje dhe frika se mund të ketë të tjera, ka bërë që Korreshi të qëndrojë afër Sali Berishës, i cili është mjeshtër i shantazheve dhe arkivë dosjesh të zeza, me të cilat kërcënon bashkëpunëtorët e tij, nëse i dalin nga rreshti.

Lefter Gështenja

Por teksa Korreshi ka frikë nga dosjet, Lefter Gështenja duket se është pozicionuar krah Sali Berishës, pasi kanë një mik të përbashkët, sikundër është biznesmeni që i ka dhënë zyrën “non gratës” në qendër të Tiranës.

Burime pranë PD zyrtare njoftojnë se çështja e protestës së banorëve të Bërxullës, ishte shkak për një konflikt të ashpër, në diskutimet e fundvitit që shkoi mes deputetëve të grupit të PD-së.

Asokohe kryetari Enkelejd Alibej, propozoi që nga 2 deputetë çdo ditë, të shkojnë në mbështetje të banorëve të Bërxullës, që po protestojnë kundër firmës, i cili me devijimin e rrugës Thumanë-Kashar po u rrëmben tokat e do shkatërrojë 70 shtëpi. Por këtë propozim e ka kundërshtuar fort deputeti Lefter Gështenja, duke i kërkuar Alibeajt e kolegëve deputetë, të mos merren me protestën e banorëve të Bërxullës, pasi kompania “GENER-2” është zbatuese e një projekti të ligjshëm.

Sipas informacionit, qëndrimin e deputetit Lefter Gështenja e kanë kundërshtuar deputetët e tjerë të PD, por ai ka paralajmëruar se do largohet nga grupi parlamentar, sikur qoftë edhe 1 deputet të shkojë te protesta e banorëve të Bërxullës apo të flasë për të në Parlament e media. Kundërshtimi i deputetit Lefter Gështenja, lidhet me faktin se prej 8 vitesh deri në shtator 2021, ai ka qenë i punësuar Menaxher Projektesh te firma “GENER-2” e “oligarkut” Bashkim Ulaj. Pra, edhe pozicionimi krah Berishës, i Gështenjës duket se e ka një shkak, pasi ai shkoi tek “non grata”, sepse kanë një mik të përbashkët./Rigels Seliman