Bardhi dikur shkruante se Berisha para se të lëshojë akuza ndaj të tjerëve, duhet të shkojë tek shtëpia e baxhanakut të tij për ngushëllim, i cili humbi jetën në Gërdec në 15 mars të vitit 2008-të.
Bardhi ka deklaruar me ulërima në kupë të qiellit se krye non grata i familjes Berisha është përgjegjësi kryesor për 26 të vrarët në Gerdec, ndërsa theksonte se koha kur çdo punë e emërim kalonte nga zyra e djalit të tij ka mbaruar me vendimin e DASH-it për ta shpallur atë “non grata” vitin e kaluar.
“Babi i Zenit, njeriut të vetëm përgjegjës për 26 të vrarë në Gërdec, duhet të gjejë kohë të paktën t’i shkojë për ngushëllim baxhanakut të tij.
Koha ku çdo punë e emërim kalonte nga zyra e Zenit ka mbaruar me vendim të DASH në 19 Maj 2021.
Sa më parë ta kuptosh aq më mirë për ty!”- shkruan Bardhi, që dje gati nuk i ra të fikt nga lumturia, kur hyri Sali Berisha në mbledhjen e ronxhobonxhove, që nuk dinë emrin e partisë që përfaqësojnë dhe kë kanë kryetarë. Madje Saliu as dorën nuk denjoi t’i a jepte. /Ekskluzive.al