Sali Berisha, deputet i PD, ka ndërruar datëlindjen dhe kjo nuk figuron të jetë pasqyruar në deklarimin e tij në seksionin gjeneralitete të mëparshme. Berisha ka deklaruar datën e lindjes më 15 tetor 1944, ndërsa në regjistrimin zyrtar të gjendjes civile figuron si datë e lindjes 1 korrik 1944.
Kryeministri Edi Rama deklaron se deri në datën 27.11.2002 ka mbajtur emrin Edvin.
Lulzim Basha, deklaron një version të emrit të tij të mëparshëm, Lulëzim, emër i cili sipas tij është përdorur gabimisht.
Vangjel Dule, i zgjedhur nën siglën e Partisë Demokratike, kanë ndryshuar gjeneralitetet. Babai Jorgji rezulton me emrin Jorgo, ndërsa nëna Jorgjia rezulton me emrin Garufo.
Fatmir Mediu, i cili mori mandatin e deputetit nën siglën e PD, rezulton se ka qenë njëherë nën hetim nga autoritetet e huaja për një ngjarje të vitit 1998 kur ai u hetua për pengim të forcave të policisë në kryerjen e detyrës në Milano të Italisë. Por më pas ka marrë pafajësi nga Gjykata e Lartë. Fatmir Mediu ka ndryshuar edhe mbiemrin, nga Mehdihoxha në Mediu.
Tom Doshi, dënuar me një vit heqje lirie, në vitin 1990, nga Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Durrësit, për sjellje të padenjë në shoqëri. I ndalur me urdhër të Prokurorisë së Përgjithshme, nga data 26.03.2105-28.03.2015, për kallëzim të rremë, deklarata të rreme para prokurorit dhe kanosje për deklarim, caktuar nga Gjykata e Lartë masa arrest me burg dhe më pas detyrim paraqitje.
Edi Paloka, i dënuar nga Gjykata e Lartë, me vendim nr. 8, datë 05.06.2015, për shpifje, parashikuar në nenin 120/2. I dënuar nga Gjykata e Tiranës, me vendim nr 10, datë 12.01.2001, për veprën penale të organizimit të manifestimeve të paligjshme, parashikuar në nenin 262/1. I arrestuar nga Policia e Tiranës në flagrancë, në datën 29.11.2000, me akuzën e parashikuar në nenet 262/1 dhe 236/2 të Kodit Penal.
Luan Harusha, ka ndryshuar gjeneralitetet, emri i mëparshëm është Luan Selmani.
Nard Ndoka, i zgjedhur deputet nën siglën e PD në Qarkun e Shkodrës, emri i mëparshëm i tij është Mark Ndokaj.
Përparim Spahiu, i akuzuar nga prokuroria për konsumimin e veprës penale të goditjes për shkak të detyrës në datë 17.10.2009. Më datë 14.01.2010 është vendosur pushimi i procedimit penal.
Myslim Murriz, i dënuar me kusht nga Gjykata e Faktit, dënimi është konfirmuar nga Gjykata e Apelit, por është shpallur i pafajshëm në vitin 2007 nga Gjykata e Lartë. Murrizi deklaron masën arrest shtëpie për veprën penale të shpërdorimit të detyrë, por me pas, në vitin 1995, prokuroria ka pushur çështjen.
Anastas Angjeli deklaron se Gjendja Civile i ka ndryshuar ditëlindjen pa dijeninë e tij. Angjeli deklaron se ka lindur në 07.05.1956, ndërsa më parë rezulton me një tjetër datë, konkretisht 06.05.1956.
Reme Lala, emri i parë i babait Korab, emri i ndryshuar Ymer Lala.
Ilir Ndraxhi, rezulton se mbiemri i parë i tij ka qenë ‘Nraxhi’.
Blendi Klosi, është hetuar në vitin 1994 për një çështje e cila është pushuar në 11 tetor 1994, pasi nuk kishte vepër penale. Klosi ka sqaruar se kur ka qenë student, ka thyer disa shishe birre me disa shokë.
Robert Bitri, emri i parë i tij është Albert.
Ilir Xhakolli, emri i mëparshëm i tij është Ilirian Xhako.
Nuri Belba, rezulton ka ndryshuar emrin nga Nuredin në Nuri.
Musa Ulqini rezulton se mbiemri i tij i parë ka qenë Dobrovoda.
Ismet Beqiraj, është ndaluar për 24 orë në komisariatin e Ballshit, para zgjedhjeve të 26 majit 1996, por nuk është proceduar penalisht. Është ndalur dy herë nga policia në shkurt të vitit 1997, por nuk është proceduar.
Anton Frrokaj, ka ndryshuar gjeneralitetet, emri i mëparshëm i tij është Anton Biba.
Pjerin Ndreu, i ndaluar nga Prokuroria e Tiranë në vitin 2004, për përdorim me keqdashje të thirrjes telefonike, por arrestimi është konsideruar i paligjshëm si dhe është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës.
Sezai Rokaj, emri i mëparshëm i tij ka qenë Shezai Rrokaj./Ekskluzive.al