Kryeministri Edi Rama në hapjen e fjalës së tij në Asamblenë e PS ceku edhe marrjen e Presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga Shqipëria.
Rama u shpreh se e tërë bota do të mblidhet në Neë York dhe në krye të tryezës do të jetë Shqipëria, teksa shtoi se kjo nuk është pikëmbërritja, por pasqyra e përpjekjeve.
“Flamuri shqiptar ka fituar respekt. Pas pak ditësh e tërë bota do të mblidhet në New York dhe Shqipëria do jetë në krye të tryezës, ku merr Presidencën e Këshillit të Sigurimit.
Kjo situatë nuk është pikëmbërritja jonë, por pasqyra e përpjekjeve. Na shërben jo të ulemi të kënaqur për të parë veten, por duke vazhduar ngjitjen. Duke parë në sy të metat dhe përmirësojmë imazhin e vendit”, u shpreh Rama.