osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

PD me dy fraksione, “Foltorja” e “non-gratës” dhe partia online e Zamo oligarkut dhe e Gazit me 7 “petrita”

PD me dy fraksione, “Foltorja” e “non-gratës” dhe partia online e Zamo oligarkut dhe e Gazit me 7 “petrita”

Sali Berisha së bashku me mbështetjen e oligarkëve të fuqishëm në prapaskenë po luajnë kartat e tyre të fundit që të finalizojnë planin për të mbytur opozitën shqiptare duke e lënë sa më shumë të fragmentarizuar në mënyrë që gjithkush në fund të përfitojë pjesën e tyre të pazarit. Partia Demokratike është ndarë në dy fraksione, “Foltorja” e non gratës dhe partia online e Zamo oligarkut e Gazit me 7 “petrita”.

Qëllimi i tyre është i njëjtë: Të thurin komplote politike kundër Bashës. Aty është përfshirë e gjithë elita e vjetër politike, jo vetëm të dështuarit e të korruptuarit e PD-së, por edhe ata të LSI-së dhe ata të qeverisjes socialiste, por edhe të gjithë individët e partive politike fantazma, të cilët gjetën strehë politike e korruptive dhe që u pasuruan duke e shfrytëzuar PD-në në këto 30 vite.

Korrupsioni politik shqiptar është kundër Bashës dhe njëkohësisht edhe kundër SHBA-ve, sepse SHBA-të nuk bëjnë aleancë dhe nuk e falin korrupsionin.

Foltorja” e non gratës dhe partia online e Zamo oligarkut

Berisha tashmë i ka humbur të gjitha. Tashmë “non grata” nuk ka më parti, as logo. Nga pas i kanë mbetur vetëm disa besnikë që i bashkojnë të njëjtat halle me drejtësinë. Berisha nuk e ka dashur kurrë PD si politikan i ndershëm, që ta vendosë kauzën e saj në dobi të vendit e demokracisë, as si pushtetar e as si opozitar, por e ka përdorur atë si mburojë për interesat e tij dhe demokratët e thjeshtë si mish për top.

Ai ndodhet në pozita shumë të vështira, pasi gjysma e Evropës dhe SHBA i ka mbyllur dyert dhe nga momenti në moment pritet të shpërthejnë dosjet që do çojnë pas hekurave të gjithë bandën që shkaktuan vrasje, vdekje dhe grabitje masive në Shqipëri, ku mbi to shfaqet emri i Sali Berishës. Për të mbetur akoma në këtë lojë pazaresh të pista, Berisha dhe deputeti i PD, Gazment Bardhi kanë konfirmuar së fudnmi pazarin mes tyre për të dalë me një grup të vetëm parlamentar dhe për të copëzuar edhe më shumë opozitën.

Në këtë mes rol shumë të rëndësishëm luan dhe oligarku i fuqishëm Samir Mane, që thirret lart e poshtë ndryshe “Zamo oligarku”. Pas konfliktit me Bashën që rrëmbeu jashtë çdo norme pronësinë e vulës, Bardhi ka vendosur të krijojë një parti online, se në publik nuk i shfaqet kush. Ai do të ndjekë të njëjtën skemë si me mbledhjen e Këshillit Kombëtar, të cilin e mbajti online nga frika se nuk do t’i shkonte kush. Dhe ashtu ndodhi.

U detyrua Berisha që të çonte njerëzit e tij për të treguar se ata janë opozita e vërtetë. Në të vërtetë Bardhi ka nga pas vetëm 7 deputetë. Kur iu desh të bënte një provë force kundër Lulit, ai mblodhi së bashku, Xhelal Mziun, Dashnor Sulën, Bledion Nallbati, Dhurata Çupin, Saimir Korreshin, Helidon Bushatin dhe Lefter Gështenjën.

I gjithë ky grupim është i vendosur për të mos ta njohur Bashën si lider. 7 “petritët” e tij me në krye Bardhin po shkojnë drejt krijimit të një partie dhe oligarku që e përmendëm më sipër që po hedh para në fshehtësi të plotë është Samir Mane.

Roli i oligarkut

Samir Manes i intereson që opozita të jetë e fragmentizuar, pasi socialistët do të qëndrojnë të qetë në pushtet edhe pse dita-ditës po plasin skandale. Mane po e hedh paranë lumë, pasi qeveria gjatë këtyre 10 viteve ka punuar në prapaskenë që çdo dëshirë e tij të plotësohej dhe pronat e tij të shtoheshin. Ai ka gllabëruar tenderë me vlera marramendëse, ka përfituar prona gjigante në zona të lakmueshme në bregdet, ka futur duart në miniera, madje rezulton të jetë investitor strategjik me firmën e kryeministrit Edi Rama.

Samir Mane është më i përkëdheluri nga ligjet e bëra apostafat nga qeveria. Janë krijuar projekte në mënyrë që bizneset e tij të lulëzonin edhe më shumë. Mund të themi hapur që Samir Mane ka pushtuar Shqipërinë me fuqinë që tashmë ai zotëron, ku ndihmë të madhe ka marrë nga qeveria.

Pra kjo aleancë politianësh e oligarkësh me shuma marramendëse nga pas kundër anti-Basha e anti-SHBA, ku dikush e bën hapur dhe dikush tjetër me finesë e djallëzi, por që në fund tregojnë se janë ata shkaktarët e pengmarrjes së demokracisë, drejtësisë, të shtetit, të shoqërisë, por sidomos të korrupsionit. “Foltorja” e non gratës dhe partia online e Zamo oligarkut e Gazit me 7 “petrita”duan mosndryshimin për të ruajtur e mbajtur privilegjet. //Nga Elmas Bogdani