“Mrekullia” demokratike e Shkodrës së refuzimit të rregullit dhe rendit urban!-
Nga Besi Bekteshi
Sigurisht i them “qytet’thi” sepse është pjesë e vogël e Shkodrës që akoma refuzon të jetojnë në rend dhe ligj! Shumica duan rend, ligj dhe pastërti. Në Shkodër, ndodhin realisht “mrekullitë” e refuzimit dhe armiqësisë me rendin urban, por dhe rendin në përgjithësi. Vetëm në Shkodër në një vend kur trotuari është 6 metra dhe diku më i gjërë se rruga, gra dhe vajza, por dhe të moshuar, preferojnë të ecin në rrugë të makinës.
Po, kjo te ura Dervishbeg shumë afër qëndrës së Shkodrës. Pothuaj ka mbetur një atavizëm i ecjes në fundin e diktaturës – të grave që nuk donin të pengoheshin në ecjen e lirë si përballje mes tyre e djemve ulur në parmakë dyqanesh kur nuk i shihte polici dhe pastaj në vitet e para të demokracicë, kur trotuaret u zunë me shitje dhe karrike para dyqaneve dhe nuk kishe ku të kaloje. Pak dallim ka dhe deri kohët e fundit në qytet.
Vetëm në Shkodër makinat në qëndër të Shkodrës në akset Parrucë Xhabije dhe Xhabije Bexhisten ( dhe të gjitha akset e mëdha) parkojnë makina jo vetëm dyshe, por dhe treshe e katërshe, pa e çarë trapin fare për policinë rrugore të sëmurë dhe të pa shërueshme në Shkodër. Vetëm në Shkodër në qëndër të Shkodrës, ose te rruga pedonale Perrucë dhe deri te shtatorja e Gurakuqit, por dhe para tij makinat e horrave ecin në mes karrocave të grave me fëmijë dhe parkohen për tju shitur mend si njerzve dhe policë frikacake dhe të paguar dikur ( ndoshta dhe tani) nga horrat të Shkodrës “demokratike”! Vetëm në Shkodër shkon policia bashkiake për ti larguar nga trotuaret e kthyera në shitore, në aksin nga rreth rrotullimi Tubave dhe deri në Dobraç dhe të nesërmen vijnë akoma më shumë si sfidë. Kanë sigurisht punë tashmë, sepse është ndryshe veprimi i Bashkisë por..?! Vetëm në Shkodër vazhdojnë deri te Dega Ushtarake dhe Prek Cali të kthyejnë në dy anët rrugën në treg të sëmurë të gjithshkaje.
Vetëm në Shodër makinat ecin në grumbull jo se janë shumë, por se duan të shesin pordhë urbane në dukje si në një fshat të madh të pa punë dhe keq kulturuar arrogantësh idiotë. Vetëm në Shkodër, bashkia ju pastron ( sot se dje i linte në m..t) plehrat dhe të nesërmen i çojnë me qëllim sërish për ti treguar se ne refuzojmë pastrimin dhe rregullin urban. Vetëm në Shkodër duket sikur po vendoset rregull qytetar kur në fakt organizimi i nesërmen i disave është të kthehet sërish modeli i dikurshëm 32 vjeçar i përdorimit të Shkodrës në pisllek dhe kaos demokratik të cilës në Shkodrën e tillë e quajnë – demokraci.
E bëjnë me qëllim. Vetëm në Shkodër dhe këmbësorët dhe ato në biçikletë nuk duan tja dinë për përdorim vizash dhe ato në makinë akoma më keq. Vetëm në Shkodër të vijnë kundër me makinë dhe biçiklëtë pa ju bërë përshtypje fare se mund të shkaktojnë fatkeqësi. Vetëm në Shkodër kanë ndodhur aksidente të shumta në mënyrë ciklike pikërisht te vizat e bardha. Vetëm në Shkodër….?!
Ka shumë, përfshi korsnë e biçpiletave që nuk zbatohet kaq shumë, por më vjen keq të flas më tepër për qytetin tim ku jetoj. Sot është krejt ndryshe dhe po punohet shumë nga Bashkia por..?! Mentaliteti i pjesës më zhurmuese dhe të raskapitur keq mendërisht anti rregullit është se nuk njohin gjobën. Jo, askush nuk jua ka përdorur ligjërisht. Në Shkodër kjo pjesë e njeh gjobën vetëm nga horrat. Po pra, ju kanë vënë gjobë bisnesit, tragtarëve të vegjël dhe njerzve të ndryshëm horrat e krimit në Shkodër që ndanin me sektore tregjet dhe bisneset. O burra të vegjëlve tju mblidhinin “taksa”, sepse përdryshe e pësonin.
Në Shkodër kështu e njohin shumica gjobën. Në Shkodër nuk njohin gjobën e Bashkisë dhe shtetit, sepse kësaj gjobe kur thyejnë rendin dhe ligjin Sali B i mësoi ti thoshin – komunizëm! Kurse gjobën e horrit i cili kishte dhe policinë mbas tij si atë bashkiake dh të shtetit, tregtarucët e Shkodrës një pjesë e madhe i kanë paguar si “Çeço” paratë e gjobëvënies. Në Shkodër, nuk njohin gjobën e merituar për thyerje të ligjit,
I janë bindur vetëm krimit dhe gjobës së tij. Ok Bashkia sot dhe shteti duhet ta përdorë gjobën e merituar të ligjit, sepse nuk ka ndryshe. Gjoba nuk është qëllim në vet vete, por është mjeti për të kuptuar se ky është fundi i mos zbatimit të ligjit. Në Shkodër duhet përdorur. Kur marrin përsipër të paguajnë horrin dhe të korruptuarin më mirë të paguajnë gjobën e merituar të shtetit. Ndryshe gjithë jetën do të thonë se ligji dhe rendi urban janë – komunizëm, kurse anarkia demokraci. Dakort? Se “shumica” kështu e dinë.
Sot mund të jetë pakicë, sepse jam i sigurtë se shumica do rend dhe ligj, por unë i them “shumicë”, sepse ato bërtasin politikisht më shumë. Shkodra ka “mrekulli” demokracie rendin e thyer dhe mungesën e rendit e ligjit. Këtë quan një pjesë e Shkodrës si – demokraci. Sot nuk duhet të funksionojë më. Sali B dhe majmunëria e tillë, nuk duhet të kthejnë akoma në laborator kaviesh qytetin e Shkodrës.
As e majta nuk duhet të tregohet e vonuar në këtë drejtim dhe aq më shumë e trembur. Kanë një shënmbull që e kam shkruar dhe më përpara. Zejnel Prodani dhe Ndoc Çoba njëri kryetar bashkie dhe tjetri nënkretar bashkie, e kanë bërë rradhën e të gjobiturve të qytetit të Shkodrës nga Bashkia e dikurshme deri te xhamija e Parrucës, të cilët e paguan me gjithë kamatë në një ditë – detyrimin e tyre.
Po, por jua nxorrën emrat në shtyllë – Tabela Bashkie (përdoreshin faqeza këto tabela që njerzit të mësonin kush është gjobitur dhe për çfarë) për antiligjin e tyre dhe gjobën dhe po të mos paguanin, gjendarmët do të vazhdonin konfiskimin në masën e gjobës së pa paguar në dyqanet dhe pasurinë e tyre. Paguan gjobën dhe kamatën e vonesës. Brenda ditës.
E nuk guxuan të zënë më trotuaret, as mos të paguanin taksat dhe as të bënin pis dhe mos pastronin,e sigurisht as të mos zinin sipërfaqe publike me bisneset e tyre private. Po, sepse për këtë shkelje kishin marrë dhe gjobat. Kjo në kohë të Monarkisë dhe ju ka bërë mirë. Nuk ka asgjë të keq që Bashkia e sotme, ta përdori këtë metodë dhe sot. Asgjë përveç të mirës.