Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa shprehu mendimin e tij mbi ndarjen Berisha-Basha të cilën ai e cilëson si të pakthyeshm. Më tej ai tha se pas Kuvendit Kombëtar të PD të zhvilluar ditën e djeshme, e vetmja alternativë e Sali Berishës është të krijojë një parti të re ose të bëjë koalicion me Ilir Metën.
“Nuk ka asnjë dyshim që ndarja midis dy palëve që përfaqësohen nga zoti Berisha dhe zoti Basha, të jetë përfundimtare dhe procesi i mëtejshëm është i bashkëshoqëruar me një situatë ku një palë përfaqëson pjesën e formalizimit nga zoti Basha.
Në planin konkret dhe pas mbajtjes së Kuvendit të djeshëm, vështirësitë dhe interpretimet juridike janë të pashmangshme. Pjesa tjetër e rithemelimit që kryeson Berisha nuk bën gjë tjetër veçse mbetet para alternativës më të afërt, at të një shënimi të një subjekti politik ose të një koalicioni me Ilir Metën. ”, tha Çipa.
Për Çipën, pjesa që kryeson ish-kryeministri Sali Berisha, nuk bën gjë tjetër veçse mbetet para alternativës të shënimit të një subjekti ose të ri politik, ose të një koalicioni ku përfshihet llir Meta.