osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Krim në familje, motra vret të motrën me thikë, u raportua si vdekje natyrale! Arrestohet autorja: Debatuam që të linte alkoolin, kërcënoi se do më vriste mua dhe nënën

Krim në familje, motra vret të motrën me thikë, u raportua si vdekje natyrale! Arrestohet autorja: Debatuam që të linte alkoolin, kërcënoi se do më vriste mua dhe nënën

Një 37-vjeçare është vrarë me thikë nga motra e saj. Amanda Pushani është gjetur e vdekur në banesën e saj në rrugën ‘Hajdar Hidri’ në Tiranë. Policia ka arrestuar autoren e dyshuar Marsela Pushani, me profesion mësuese. Shkak i vrasjes është bërë një konflikt, ku autorja i ka kërkuar motrës që të linte alkoolin, por sherri ka agravuar.

Një 37-vjeçare ka gjetur vdekjen nga dora e motrës së saj, pas një konflikti që nisi në banesë. Report Tv ka mësuar se 37-vjeçarja Amanda Pushani është gjetur e vdekur në banesën e saj në rrugën ‘Hajdar Hidri’ në Tiranë.

Mësohet se Pushani ka pasur shenja thike në trup dhe dyshohet të jetë vrarë nga motra e saj 40-vjeçare me profesion mësuese e Gjuhës Shqipë në një shkollë private. Ajo çfarë e bën më të trishtë këtë ngjarje është se Armanda Pushani do të festonte ditëlindjen ditën e nesërme (4 shtator), por humbi jetën vetëm dy ditë para se të mbushte 37-vjeç.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme (2 shtator) në orën 11:40, por nuk është raportuar nga policia. Në një reagim zyrtar në mëngjesin e sotëm, polica thotë se familjarët tentuan të fshehin ngjarjen dhe e raportuan si vdekje për shkaqe natyrale. Por, pas ekzaminimeve që janë kryer në trupin e 37-vjeçares janë konstatuar plagë dhe më pas u ngrit dyshimi se është vrarë dhe u arrestua 40-vjeçarja.

Aksident me vdekje në Kamëz! Shoferi përplaset me një mjet, ndërron jetë pasagjerja 22-vjeçare
LEXO EDHE:
Aksident me vdekje në Kamëz! Shoferi përplaset me një mjet, ndërron jetë pasagjerja 22-vjeçare

“Pas marrjes së njoftimit, Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe pas konstatimit të trupit të pajetë të shtetases Amanda Pushani 37 vjeçe, e cila fillimisht është raportuar si vdekje natyrale nga familjarët, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara në lidhje me rastin, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Shkak i vrasjes është bërë një debat që ka agravuar mes dy motrave, ku më pas Marsela Pushani ka marrë thikën dhe ka qëlluar 37-vjeçaren.

Report Tv ka mësuar se viktima është qëlluar 1 herë në bark me thikë poshtë stomakut. Mësohet se 37-vjeçarja pinte shumë alkool dhe kishte zënka të herëpashershme me motrën.

Kjo e fundit ka deklaruar në polici, se vrasjen e ka bërë në kushtet e vetëmbrojtjes. Marsela Pushani ka dëshmuar se motra e saj prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe kishin debatuar që ajo të linte alkoolin. 40-vjeçarja pretendon se motra kishte marrë thikën dhe e kishte kërcënuar se do ta vriste atë dhe mamanë, për këtë arsye e ka qëlluar me thikë. Dy motrat jetonin në të njëjtën banesë bashkë me të ëmën.

“Nuk kam dashur ta vras motrën, veprova në kushtet e vetëmbrojtjes. Prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe problematike. Mëngjesin e djeshëm kemi pasur debat pasi i kërkonim që të linte alkoolin. Fillimisht Amanda mori thikën dhe më kërcënoi mua dhe mamanë se do të na vriste. Situata u tensionua dhe veprova në kushtet e vetëmbrojtjes”, ka thënë Marsela Pushani në Polici.

Motra ka deklaruar në polici bashkë me nënën se Amanda Pushani në gjendje të dehur shkonte tek dyqanet e lagjes dhe kërcënonte shitësit për t’i dhënë pije pasi përndryshe do t’i thyente marketin. Marsela Pushani ka deklaruar se Armanda erdhi e dehur në shtëpi pasi kishte qëndruar jashtë natën e së premtes dhe kishte me vete edhe disa shishe birre.

Në këtë moment sipas dëshmisë ka nisur konflikti pasi ajo dhe nëna i kane kërkuar llogari pse vijonte të pinte pasi kishin rënë dakord që do hiqte dorë. Mësuesja Marsela ka deklaruar se thikën e mori e motra Armanda dhe teksa tentoi t’ia hiqte nga duart duke u përleshur, ajo u plagos duke ndërruar jetë.

Pasi tentuan të fshehin ngjarjen, autorja e dyshuar Marsela Pushani është arrestuar disa orë më pas. Po ashtu, në polici janë shoqëruar edhe të afërm të viktimës, për t’u marrë në pyetje me qëllim që të zbardhen rrethanat e plota të ngjarjes.