Një video shokuese është shpërndarë së fundmi në rrjet. Bëhet me dije nga mediat e huaja se si një trafikant narkotikësh venezuelas i arratisur, i njohur si Talibani, hidhet i gjallë në oqean.
Nga pamjet shihet se si trafikanti me duart e lidhura dhe me një spirancë rreth belit hidhet në oqean në shenjë hakmarrjeje për vjedhjen e 450 paund kokainë nga një kartel.
Reinaldo Fuentes, 68 vjeç, shihet i lidhur dhe me njolla gjaku në pjesën e pasme të kokës përpara se vrasësit të ‘luftojnë’ për ta ngritur atë dhe spirancën, mbi anën e varkës për ta zhytur përfundimisht drejtë vdekjes.
Pamjet, të shpërndara në mediat sociale, tregojnë Fuentes duke i parë personat që regjistrojnë videon. Më pas ai hidhet në det dhe lihet të mbytet.
Asnjë nga rrëmbyesit e tij nuk është identifikuar ende, por njëri dëgjohet në sfondin e videos duke thënë ‘sigurohuni që të mos shihet asnjë nga fytyrat tona’ dhe një tjetër më vonë tha ‘nuk ka asnjë mënyrë për të shpëtuar veten’.