Faktet që nuk i mohon dot Jamarbër Malltezi, dhe as Dumanët, zbardhet e vërteta: Ja si Berisha e tjetërsoi truallin e klubit sportiv dhe ia dhuroi krushkut
Ekskluzive për lexuesit detaje tronditëse rreth tjetërsimit të kësaj pasurie publike nga familja e ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë mandatit të parë të qeverisë së drejtuar prej në vitet 2005-2009.
Demokratët kur erdhën në pushtet në vitin 2005, kishin si slogan “Kohën për ndryshim”. Por, sapo ata fituan zgjedhjet dhe u kthyen në pushtet, tetë vjet pas skandalit të përgjakshëm të piramidave financiare, qeveria e Sali Berishës nuk vuri ndër përparësitë e saj ndryshimet për vendin, që kishte premtuar, por privatizimin e Kompleksit Sportiv “Partizani ” i destinuar për familjen e tij.
Detaje dhe fakte interesante nga kjo megaaferë, të cilat hedhin dyshimet edhe mbi origjinën e vërtetë të pronës. Kështu, skandali Rama-Berisha i shkatërrimit të komplekseve sportive dhe mjediseve të tjera publike në kryeqytet, madje dhe të Gardës së Republikës, qëndron kryesisht vetëm tek një vendim, që ka firmosur kryebashkiaku Edi Rama në datën 29.12. 2007 për shkatërrimin dhe kthimin në shesh ndërtimi të kompleksit sportiv “Partizani”. Ky vendim, dihet se si dhe përse e në favor të kujt është firmosur e vulosur.
Këtë skandal të vitit 2007-2008, të përgatitur prej Ramës së Bashkisë Tiranë dhe Berishës së qeverisë e asgjëson” një shkresë e lëshuar 14 Vjet me parë, pra në vitin 1994, nga zyra qendrore e Arkivës së Shtetit Shqiptar, kur drejtor i Përgjithshëm i kësaj arkiv ka qenë krushku i Sali Berishës, ose më saktë, babai i dhëndrit të Saliut dhe vjehrri i Argitës, zoti Luan Malltezi.
Sipas këtij dokumenti. pra kësaj shkrese me numër prot 1586/1, datë 12.05.1994, firmosur asokohe nga drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të shtetit, zotit Luan Malltezi, ish-pronarët e truallit të kompleksit sportiv “Partiza-ni’ në Tiranë, janë shpronësuar nga ish-qeveria Fashiste Italiane, në vitet 1940-1941, duke u paguar truallin kundrejt çmimeve të kohës dhe që ish-pronarët, kanë firmosur marrjen e vlerave përkatëse financiare,
Prona e kompleksit “Partizani” i përkiste shtetit italian
Mirëpo prona e quajtur “Kompleksi sportiv Partizani” për të cilën ata bërtasin se janë pronare, nuk janë më prona të tyre, por të shtetit italian. Sipas ligjit shqiptar të pushtetit komunist, të ardhur në fuqi në vitin 1944, me aktet e sekuestros të viteve 1945-1946 të ish-pushtetit popullor shqiptar, po kështu edhe sipas marrëveshjes Shqipëri-Itali, që pronat e ish- qeverisë fashiste të kalonin si dëmshpërblim për pasojat e luftës në favor të shtetit shqiptar, këto prona, që prej vitit 1945 kanë cilësimin si pronësi e shtetit.
Për rrjedhojë, as kthehen dhe as kompensohen. Këtë e ka konfirmuar edhe krushku i Sali Berishës, pra babai i Jamarbër Malltezit dhe i Olta Malltezit, ish-drejtor i i Arkivës Qendrore të Shtetit, zoti Luan Malltezi, i cili me shkresën e tij zyrtare me numër prot 1586/1, datë 12.05. 1994, përgjigjur pretenduesve si: ish-pronarë të truallit të kompleksit “Partizani”, u konfirmon se jane shpronësuar dhe janë kompensuar e financiarisht nga ish-qeveria italiane që në vitet 1940-194l, për nevoja ndërtimesh publike për projektin italian të kohës, për ndërtimin e aeroportit të Tiranës. projekt që përfshinte dhe kompleksin e sotëm sportiv “Partizani”.
Ja vendimi i Jakomonit për kompleksin “Partizani” në ‘40